Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, ka vlerësuar vendimin e qeverisë për të dërguar mjekë dhe infermierë shqiptarë në Itali, shtetin më të prekur nga koronavirusi në botë.
Soreca shkruan se kjo është një tjetër arsye pse Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Europian.
“Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz, është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi Bashkimin Europian”, shkruan ambasadori Soreca.
Rrespekt Soreca ,
por mendoj se BE-ja s’eshte zgjidhja perfundimtare ,
nji bashkim itali shqipni do ishte zgjidhja perball
djallit qe nuk ka me u ndal me para cdo tragjedie
Respekte Soreca!!!
Ju falenderojme shume per mbeshtetjen dhe suportin qe gjithmone na keni dhene.
Populli shqiptar nuk do ta harroj hitoria gjithmone do tju kujtoj.
Stay safe Mr.Soreca!
Good bless you and you family!!!
Faleminderit Miq Italjane per ndihmen e gjithe ketyre viteve kjo qe ne beme sot per ju eshte pak por tregon fytyren e vertete te Shqiperise Faleminderit zoti Krye minister dhe suksese stafit mjekesor