U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep masën e sigurisë për ish futbollistin Klodian Duro. Izolohet në shtëpi

28 Mars 2020, 11:08Kronika TEMA

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua në datën 24 mars, nga policia e Tiranës, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas.

Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga ish-mesfushori para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme gjykata e rrethit të Tiranës ka dhënë edhe vendimin për 42-vjeçarin.

Ai do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që kjo masë cilësohet si lehtësuese duke qenë se për veprime të tilla, masa është ajo e arrestit me burg.

Vendimi është marrë nga gjyqtari, Bedri Qori. Sakaq, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi.

1 komente në “U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep masën e sigurisë për ish futbollistin Klodian Duro. Izolohet në shtëpi”

  1. vjeshta says:

    Kjo qenka dhe gabele!!!!
    Elbasonllij hesapi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje