Barcelona është duke marrë vendimin dhe duke gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket uljes së rrogës.
Futbollistët e kanë refuzuar fillimisht kërkesën e klubit, për të ulur 70% të pagesës së tyre në këtë kohë krize dhe kur ata nuk po luajnë.
Gjithsesi presidenti i katalanasve kërkon që ta zgjidh problemin me një premtim, që gjithçka do t’u rikthehet për pjesën tjetër të lekëve që do të merrnin në kohë normale, kur të nis futbolli i luajtur dhe klubi të nis që të marrë të ardhura.
Fillimisht u mendua se Barcelona B dhe Rei Manaj do të ishin imun në këtë masë dhe nuk do të prekej rroga e tyre.
Por në orët e fundit është vendosur se kësaj mase nuk do t’i shpëtojë as ekipi i dytë i katalanasve, me sulmuesin shqiptar që do ta ndiejë më së shumti uljen e pagesës, pasi dihet që rrogat e tyre janë shumë më të ulëta.
Ça do ndjejnë o gazetar? Do vdesin për buke ? I ke pare ato/a infermierët që po rropaten e po rrezikojnë jetën e tyre ? Rroga e Manajt është 10 fishi i tyre. Do ta ndjejnë se do tu ulen rrogat për dy muaj. Nuk i pate super milionerët që ja mbathen në ishuj privat e suita të sigurta mes luksit? Hidhini një sy heronjve të heshtur. Rrinë brenda spitaleve e azileve për të shpëtuar jetë njerëzish. Të kisha gjë në dorë, 10000 Euro do ja bëja rrogën këtyre infermierëve. Këta qe për një vend pune duhet të kalojnë konkurse pa fund. E për çfarë? Për rroga që janë sa 1/10 e Manajt apo shokëve të tij . Ore nuk duan ta kuptojnë që kjo botë duhet shkatërruat me themel se është e ndërtuar keq. Çfarë merite kanë ato cic mëdhatë që nxjerrin në shesh çdo gjë ? Që janë injorante në kulm, e që paguhen me miliona . Do ta ndjejë thotë gazetari. Po na plasi që do e ndjejë. Apo është dhe ndonjë Ronaldinho e Van Basten.