Po me Italinë ç’patët?

29 Mars 2020, 21:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kishte një mënyrë të thjeshtë që kritikët opozitarë, të mos e bënin të shkëlqente kaq shumë Edi Rama, përkrah 30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën për në Bergamo. Mund ta përshëndesnin atë gjest, siç bënë miliona shqiptarë dhe italianë. Nuk kishin pse lavdëronin Edi Ramën, por mjekët.

Por me sa duket, zakoni i të mos bërit opozitë reale, por vetëm kontestime, i ka vënë sot ata në një pozitë të vështirë, jo vetëm me mbi 700 mijë shqiptarë në Itali, të cilët realisht kanë fituar qytetari të dorës parë në sytë e fqinjëve italianë, por dhe me politikën italiane, pozitë dhe opozitë. 30 mjekë dhe infermierë janë thjeshtë një shifër simbolike për 30 vitet që Italia na ka qëndruar pranë.

Dhe këtë gjest e ka përshëndetur edhe kryeministri Conte, por dhe kryetari i opozitës Salvini, secili sipas optikës së vet. Pra Italia është bashkuar në mirënjohjen ndaj këtij gjesti, kurse politika shqiptare, që duhet të ishte krenare, është ndarë.

Natryisht që sulmet ndaj këtij gjesti, që vijnë nga opozita politike, janë shumë të zbehta para entuziazmit që ka shkaktuar në opinion, por edhe pse i zbehtë, ai i lë një hije, në raportet e tyre me Italinë.

Presidenti Ilir Meta e mori kthesën i pari pak çaste më parë, dhe sapo e lavdëroi atë si një gjest që dëshmon betejën e përbashkët me Italinë. Ndërkohë, e gjithë opozita politike, përfshi dhe politikanë të partisë së Ilir Metës, po argëtohen me ironi dhe cinizëm ndaj këtij gjesti, a thua se ua ka marrë kush gratë apo fëmijët me zor nga shtëpia e tyre dhe i ka nis në Itali, si “nizam” të Edi Ramës.

Fatkeqësia e tyre është se, për shkak të jehonës së fortë që pati gjesti pozitiv i Qeverisë shqiptare, do të mbahet mend po kaq për keq, edhe reagimi negativ ndaj këtij gjesti nga politikanë të opozitës dhe opinionistë të identifikuar si “mentorë” të tyre.

Dhe ky është problemi real që ka opozita me të menduarit, si një alternativë e papërgjegjshme në Shqipëri.

Ajo shkon si anije me vela nga të fryjë era dhe për çështje të tilla, që janë të ndjeshme në raportet me vendet fqinje.

Dhe tani ndjehen të bezdisur pse kaq shumë shqiptarë në Shqipëri dhe Itali falenderojnë Edi Ramën për këtë që bëri. Po mund t’i falenderonin dhe ata, mjafton të mos ulërisnin pse po i çonin dhe të mos merrnin mendtë e Çim Pekës dhe Fatos Lubonjës.

Edi Rama mund të mos shkëlqente kaq shumë, sikur të mos nxinte opozita gjithçka rreth tij.

Tani mbyllni sytë dhe veshët, mos të dëgjoni çfarë thonë për ju, qindra mijëra shqiptarë të Italisë, që ndjehen sikur i kanë shlyer pak nga borxhi që i kanë Italisë, për atë që ka bërë për ata. Dhe kanë të drejtë të pyesin Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe gjithë idhtarët e tyre: Po me Italinë ç’patët? Dhe nuk di si mund t’u përgjigjeni, përveçse të nxirrni Tritanin t’i sqarojë, ngaqë ai thotë çdo gjë, se s’ka turp.

 

40 komente në “Po me Italinë ç’patët?”

  1. Jari says:

    Jane aq shume te diskretituar,sa qe nuk bejne efekte as tek te huajt veprimet e tyre e jo me tek shqiptaret.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap…

    2. Z says:

      Mjafton te reshtosh emrat Qimi,Lubo,Preshi,lulja,vicidoli per te kuptuar se injoranca dhe mediokriteti qendrojne kunder Shqiperise. Ate qe bente enveri me Palin edhe Vaten ate beri Saliu me te gjithe te PD!

  2. labi says:

    Si gjithmone po e thua o Mero vellai,por kujt ja thua, Shqupasit nen drejtimin e plakut mere, ju jane erresuar mendjet nuk dine cfare te thone,jane per tu meshiruar.

    1. PEPJA says:

      E PYETI SHOKU SHOKUN E MORRI PROVIMIN MOTRA : MORRI KARRIN U PERGJIGJ SHOKU. ATE DO MARRI DHE OPOZITA.

  3. Lala says:

    KAM 29 VJET QE JETOJ NE ITALI TE VERIUT DHE SOT NE MENGJEZ KUR U NGRITA HAPA TELEFONIN PASH MEZAZHET TE MIQVE DHE SHOKVE KOLEGVE KU PUNOJ DHE ME THOSHNIN JENI NJE POPULL I MBEKULLUSHEM TE TER ME THOSHNIN GRAZIE ALBANIA ??

    1. Altini says:

      Shume e drejte, une jetoj ne Britani dhe me falenderojne miqte Italian qe banojne ketu per gjestin e mjekeve dhe Edi Rames. Ne fakt me bukur se kaq thone; ‘Faleminderit Shqiperise’

  4. BRAVO SHQIPËRIA .????? says:

    MERO !
    LERE OPOZITËN REHAT NË GJËMËN E VET .
    FATI, S’ËSHTË ME TË .?
    MË FAL .
    LERI KRERËT E OPOZITËS TI GRYEJË KRIMBI I XHELOZISË DHE URREJTJES .

  5. Lik says:

    Tritani qe ska turp….hahaha,e bukur!

  6. FIRENZE says:

    Po ju qi para e mbrapa EDI prandaj jan bere si te prishur nga mend . Je i madh fare Mero me tritan preshin , lubonjen e perdhunuar e qim peken . Respekte Mero djali .

    1. Realisti says:

      E ke gabim shoku. Edi i qiu mire me 2007. Tani su hedh as qurret me…. Kurvat kane ngelur ne zall si peshku pa uje ti…

  7. Ata nuk jane thjesht numra. Ata jane 30 misionare. Ata jane heronj, shqiptare te vertete.

  8. Ladi says:

    Me kete qe bene u vetfundosen perfundimisht i mbuloi manteli i turpit.U diskretituan plotesisht.Po se mos e kane haĺin ata,ata te diskretituar jan.Jane llumi,palaçot,hajdutet,kriminelet,batakçinjt,zemerzinjt hajdutet,plerat e kesaj toke qe ne asnje vend te botes nuk mund te gjesh nje grup te tille te molepsur me kaq felliqesira.Normale kur udheheqes shpirteror kane DOKTOR VDEKJEN qe vetem mort ndjell.Do vij nje dit qe do pastrohet edhe shqiperia nga keto mbetje siç eshte pastruar bota.

  9. Mero, te lumte dora.Me vjen keq qe jeni pak gazetare realiste në Shqiperi,duhet te ishit ma shumë.Unë jetoj në France e ndihem shumë krenar për cestin shumë fisnik te qeverise shqiptare me 30 mjeket e derguar në Italinë mike.Shqiperia nuk e shpeton Italine nga kjo epidemi por i tregon se nuk je vetem ashtu sic nuk na ka lanë vetem Italia ne gjate ketyre 30 viteve te fundit bashke me termetin e 26 nendorit.Opozita e ka marre rrugën e m….it me fal për shprehjen dhe ate ka me hanger edhe në cdo zgjedhje qe do te bahet në Shqipëri.

  10. Arber iliri says:

    E kam thene me kohe se keta te saliut skane asgje prej politikani thjesht familje kriminale mafioze me license per aktivitet politik.

  11. Pyka says:

    Atëhere të flasim troç!!!!!!!Italisë dhe popullit italian të gjithë bythqirave të politikës shqiptare e bëjnë me turp!!!Gjesti i shtetit shqiptar që dergoj mjeket ështe domethënës!!!!Shqiptarët Italinë e kanë shtëpine e tyre!!!Kurse bythqirat e politikës shqiptare ,vetëm probleme i kanë krijuar shqiptarëve!!!!Te mbyllin gojën dhe të mos hanë mut shumë!!!Qe do të thotë që këta legena kaq vlejnë përpara mirënjohjes se Italisë së madhe…Gjesti i shtetit shqiptar na bën të ndjehemi mirë,në këto ditë të vështira!Edhe e fundit mos u gënjeni nga sorrat që bejnë si shqiponja…..janë të kapur!Pyka

  12. Kënga e popullit says:

    Disa nëna labe mbledhur te shtëpia e më të madhes prej tyre.
    Duke pirë kafe, dëgjuan TV-në “të mos dalin pensionistët fare nga shtëpia!”.
    Atë çast japin dhe plakat “urdhërin” e tyre:
    ⎯ Ngrini, more djem, një këngë për Edi Ramën këto ditë.
    Vendimi nën konsulencën poetike të urdhërueseve u zbatua kështu:

    ⎯ O Edi, a të keqen Nëna,
    Drit’ nga mëndja e flak’ nga zëmra!
    Në sup këto halle të rënda,
    Sa dhe pleqt’ të mbyllen brënda!
    Po,
    Më i mirë sherri nga plak ⎯ tersusi,
    sesa … «t’na puthë» korrovirusi!
    ……………….
    ⎯ Me infermier-e/a, doktoresha e doktorë
    që s’njohin më as gjumë, as orë;
    Dhe vajzat e djemtë si Tinë,
    do na shpëtoni Shqipërinë!
    …………………………….
    Ti edhe mikut – që është mik –
    di t’i gjendesh në rrezik.
    …………..
    Refreni:
    Vjen një ditë, pa ndizet kënga:
    Edi, a të keqen nëna!

    1. Ilir says:

      E c’kuptim do te kishte Shqiperia pa Laberine?! Jo se jane kriporet ne Vlore, por vertete… ju jeni kripa.

  13. Zigur Qarri says:

    Pune shqupisash. Megjithate edhe nje here, Bravo Edi, na zbardhe faqen ne sy te Europes.

  14. Skorpions says:

    Edi Rama tall bolet me keta siç ben ti Mero, mjafton te reklamosh karlleqet e ketyre, e vershojne me qindra komente nga shqiptaret qe duan ti hane ne vesh… Sidomos me perlat e Qimit dhe Paloqes… nuk ka nevoje te argumentosh sa idiote jane, e kane te shkruar ne balle, mjafton te postosh qendrimet e tyre ordinere.

    1. Ilir says:

      Lubonjen… e harrove!

  15. Taulant says:

    Presim qe Italia te kerkoj te pakten falje per tragjedin e Otrantos . Italia shume afer Shqiperis per 45 vjet komunizem nuk e ngriti njeher zerin. Mos te themi qe dhe me mbas renies se komunizmit nuk ka bere asgje per Shqiperin fatkeqesisht ka ndihmuar qeverite e korruptuara. Ta krahasojm me Gjermanin cfare ndihme ju ka dhene vendeve ish komuniste ne kufi te saj , i anetaresoj ne bashkimin Evropjan.

  16. aleko says:

    Eshte fatkeqesi per vendin qe edhe pas 30 vitesh prezantohet nga nje opozit demokrate jo serjoze krejt e papergjegjeshme.Kejo opozit duket qaarte po I ben shume dem progresit te vendit dhe ngadalson hapat e shqiperise drejt ingranimit ne BE..Te kundershtosh nje ndihme modeste dhene vendit fqinje Italise neketo kohe kaq te veshtira per te nuk eshte ne ytraditen shqipetrae.Shqipetaret kane traditen e solidaritetit ,madje dhe te marrjes se rrezikut per te shkuar ne ndihme te dikujt qe ndodhet ne veshtiresi , sic vepruan me mbrojtjen e hebrejve , ne kushtet e terrorit fashist.E sot nje pjese shqipetaresh ankohen pse nje grup mjekesh I shkuan per ndihme Italise ,nje vendi fqinje qe shqiperia I ka borxh jeten dhe progresin e me shume se gjysmiljon shqipetaresh..Cfare te thuash , vertet per te ardhur keq , por ky eshte fakti dhe mesa duket skemi cbejme.Ndoshta nje pjese jo e vogel shqipetaresh te gjeneratave te reja pak kane trasheguar nga vetit e larta , te maturise , sakrifices ,besnikrise dhe humanizmit te gjysh stergjysheev tane qe jetuan , luftuan dhe mbijetuan me dinjtet ne kushte tejet te renda, krahasuar me gjeneratat e reja..

  17. po apo jo says:

    po kur të vdesin ndonjë nga 30 – uroj të mos ndodhë kurrë
    kush mban përgjegjësi – apo do ti shpallni heronj?
    të vrarët e 21 janarit nuk po kujtohen më!!

  18. viktimologu says:

    po kur të vdesin ndonjë nga 30 – uroj të mos ndodhë kurrë
    kush mban përgjegjësi – apo do ti shpallni heronj?
    të vrarët e 21 janarit nuk po kujtohen më!!

  19. viktimologu 92 says:

    po kur të vdesin ndonjë nga 30 – uroj të mos ndodhë kurrë
    kush mban përgjegjësi – apo do ti shpallni heronj?
    të vrarët e 21 janarit nuk po kujtohen më!!!

  20. viktimologu 92.. says:

    po kur të vdesin ndonjë nga 30 – uroj të mos ndodhë kurrë
    kush mban përgjegjësi – apo do ti shpallni heronj?
    të vrarët e 21 janarit nuk po kujtohen më!!!

  21. Iii says:

    Pozita dhe opozita italiane: Grazie Albania! Opozita shqiptare: Bo booooo! Ç’na gjeti!! Virusi me sa duket nuk zgjedh pozite opozite te virusoje! E ka me moshen e trete:)

  22. Iii says:

    30 mjeke-infermieret! Asnje prej tyre nuk pyeti: Sa do te paguhemi! ishin gati per te ndihmuar! Ata gjykuan sic historikisht bejne mjeket e vertete: te kontribojme per italianet, por do te jene me te perditesuar dhe me eksperience per shqiptaret ne se larg qofte virusi do avancoje ne Shqiperi! Pra keta mjeke nuk emigruan! Na nderojne si komb!

  23. Pelioni says:

    Prblemi për këta qëndron në faktin se Italia ka qënë eshtë dhe do të jetë perndim dhe këta fakirët nuk i le babai shpirtëror të shikojnë në drejtim tjetër, veçse nga lindja ,prandaj mos ua vini re ,e kanë nga halli ,në të kundert i çon në botën tjetër sikurse ka bëre me të gjithë të tjerët që kanë dash me i dalë nga vatha.

  24. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Keta antishqiptare e kane ,jo me Italine por me cdo shtet dhe njeri qe flet mire per Shqiperine dhe sidomos po folen mire per qeverine keta cecene te saliut terbohen….
    Te shikoje tg1 e te gjitha kanalet italiane te emociononin me fjalet e komentet e tyre.
    Edhe kanali 5 mbreme me Barbara durso foli fjalet me te mira dhe eshte e para here qe nuk ndigjon ladri albanesi…..
    Kurse po te hapesh dhe te ndegjosh tv qe drejtohen nga drogaxhinjt dhe kryeshpellari kriminel sali me ilirin moniken,ljubovic,qimi e deri tek llafazan karian cani e ca mjekrosha xhihadiste,ndegjon vetem thirrje per zi,vdekje,lufte,revolucion si andi bushati me nje biografi bllokmenash e sigurimsash qe e ndegjojne pdistat komunist.

  25. marrezia e Rames - gjoba e Bekettit ne Strasburg says:

    Ne kete kohe te veshtire per vendin me te varferuar ne Europe, vetem nje grusht militantesh mjerane te detyruar te bejne nga 10-15 komente pro-qeverise mund ti bejne hosana servilizmit te marre te nje kryeministri te marre qe dergon mjeke ne vend tjeter kur ka katrahure ketu ne Shqiperi.

    1. durrsak 24 karat says:

      Pirdhni te shfryheni o komentues mjerane te Sales dhe Likes!

  26. Babale says:

    PD nuk eshte part, ajo eshte nje konglomerat birbosh pa din e pa iman.

  27. Fati says:

    Me keta debilat e opozites Rama do rrije 100 vite ne pushtet.

  28. Taulant says:

    Mburremi si gjeli ne maje te plehut.

  29. Leshelisti Like bytha says:

    Komenti i Babales me lart eshte i plote.PD-ja nuk eshte parti.Eshte nje grup banditesh qe eshte rreshtuar ushtarakisht rreth Berishes dhe zbaton teorine e tij berishiste.Sepse nuk mund tu thuash politikane disa kerriceve me kollaro dhe vagabondeve te pandreqshem politike te tipit Paloka,Bardhi.Alibeaj,Salianj erotiku,ah,se mos harroj te birin e babait bandit, Bardhinei shkodres,Balliu i makaronomadhit,strazo kulishi,Noka udb-isti etj etj.Ata jane nje bande qe kane uzurpuar kryesine e kesaj partie dhe manipulojne ndjenjat opozitare ndaj qeverise,duke qene se formalisht ajo eshte partia me e madhe opozitare dhe bashke me banden e vogel te Likes se florinjve dhe jo vetem jane akoma ne poziten e opozites zyrtare,per turpin e tyre.Shqiperia ka nevoje per nje opozite te re,le te jete e ashper ne opoziten e saj sic benjne Rudina,Murrizi,RRalfi,Kulluri,Ibseni,Patozi etj,por jo per kriminele e te degjeneruar te tipit Like Monika,Lyl part-time shqiptaro-hollandezi et te tjere batakcinj te ketij stani te sotem.

  30. SHQIPE-FREE says:

    O Shqipetare qe jeni dhe keni mbetur Shqipetare:PASKEMI “OPOZITE”??????????une Personalisht e di qe nuk kemi Opozite,por Parazite,Llapaqene te Ndyre, qe kane Shitur Shpirtin te Serbi, Rusi Gregu dhe Djalli vete…Nuk ja Vlen te merresh me Keta..Lolo-Putana -Thashethemexhinje…lol

  31. Ethem Lalaj says:

    MERO,Shume sakte.Me duhet te perforcoi se:
    1-Kemi 2 opozita,kjo e rruges eshte nje bande vrastare qe si argument ka shpifjen per kedo qe u del para ne rrugen per pushtet.Kjo do te thot se po i bien murit me koke dhe ne KOMA do ngarkojne me fai Edi Ramen.
    2-Te gjithe kete GURGULE e ben Sb,te cilit Edi Rama i eshte bere kancer ne gryke dhe po ben çmos ti uli vlerat,pasi nuk e rrezon dote me vote.
    3-Llumi qe u hodh ndaj infermierit hero me diplloma midis 30 mjekve e infermierve te derguar ne Itali ,tregoi se keta horra kerkojne te bejne pis kedo qe bashkohet me Ramen,pavarsisht se nxijne imazhin e vendit.

  32. hirushe says:

    Me italine c,paten???
    per inat te s.ime vjehrre e dini ju,shkojn e i ze gjumi tek mullixhiu…..Nje gje duket qarte qe opozita sillet ne ate vorbullen qe me qe une nuk e kam,,,prej inatit as ti mos e kesh….llogjike e cuditeshme.Nuk do njeri me ne krye njerez me mendesi te vjetra dhe te dyzuar dhe shpirtlige,nje jete qe kemi nuk do ti lejojme me te na e marrin neper kembe,sidomos kur sot ne keto momente me te cmuar se jeta nuk ka.,me te cmuar se qenja humane nuk ka,pa dallim feje ngjyre ,ideje,kjo eshte e vecanta shqiptare,bashkejeton me gjithkend,pa asnje problem,gjuha jone e fameshme shqipe eshte nje baze e forte per te kapercyer lehte ne cdo gjuhe te botes,a nuk i kemi ne urat tona prej gjuhes shqipe.Pse nuk jeni krenare sot per kete?Kur sot emigrantet dhe vajzat shqiptare jane ajka e vajzave te shkelqyera me mesime kudo ne bote?
    Kufijte e muret jane hequr me kohe qe kur mijra shqiptare me deshiren e tyre kane marre nenshtetesine kudo ne bote dhe gjithe shoket e tyre sot brohorasin JU LUMTE SHQIPERIJA!
    Kufijte e gardhet njerezimi qe ne fillesat e tij i kane hequr duke dhene e marre ,duke shkembyer me njeri tjetrin, aq me teper me fqinjin e mire qe kane vene emrat tane me kohe si i famshmi ALBANO qe kendoi LIBERTA,,AS NA DETYROI TE NDRROJME EMRAT kur vaporrret tane shkarkuan male me njerez.Italia eshte komb i zgjuar,i ndjeshem,jo me kot ata e them me bindje jane te tille SEPSE NUK KANE PROBLEME ME TE BUKUREN!!!!!!!
    Nga te tille njerez vetem mire kemi.Nuk ka plake ne shqiperi qe nuk kupton gjuhen italiane…..
    Lum kush ben te mira per popullin e tij do ta vleresoje e ardhmja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje