Hetime në kohën e koronavirusit, SPAK çon në gjyq bandën e drogës “Bistrica 2019”

30 Mars 2020, 15:27Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë dërgimin në gjyq të personave të arrestuar në operacionin policor “Bistrica 2019”.

Të pandehurit janë Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”) të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333a/1 dhe 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “grupit të strukturuar kriminal”, me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek.

Gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës. Operacioni i finalizuar në 10 maj 2019.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit; E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhërat e ndalimit për shtetasit; P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier si dhe A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim të lëndëve narkotikëve”, “Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe shtetasi H. L., 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan: 145.6 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”; 4 automjete te markave te ndryshme; një sasi vlerash monetare; 14 aparate celularë me kartat sim të markave të ndryshme; 3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

5 komente në “Hetime në kohën e koronavirusit, SPAK çon në gjyq bandën e drogës “Bistrica 2019””

  1. Ateum says:

    Lereni korrjen e hashashit, se ju ngritem dhe ju paguajme sa frengu pulen, nga varferia jone, qe te hetonit dhe arrestonit kermat e politikes qe kane vrare, kane zhdukur kufoma, qe kane vjedhur dhe percelluar Shqiperine!
    Lereni teatrin me hashash, se ka njemije prokurore e gjyqtare qe krruajne menderen! Arrestoni kermat se po ktheheni institucioni me i urryer i shqiptareve!

  2. Bbbb says:

    Sikur ishte gjykata Speciale Anti Korrupsion…..tani po merret me nga 100 qillo hashash….edhe njiçik edhe do merren me vjedhjet e biçikletave
    Çfarëdo vetëm dosjeve të politikanëve me i nejt larg….paskan zgjedh me vërte më të zotët e më të shakthtit aty
    BRAVO REFORMA!

  3. like floriri says:

    Po pra, 150 kile hashash i mbajne njerezit neper xhepa. Edhe operativi i lagjes i kap kaq kile. Coni ne gjykate halete e medhenj se per te vegjelit kollaj. Me ke doni te talleni? Kujtoni se mos do ju leme te beni si me perpara? Thirrini mendjes se do e hani juve edhe per te tjeret.

  4. Di ti biesh dybekut ti Nafie? says:

    Bravo spakut..e shpetuat vendin.kesaj i them drejtesi or babam.spaku kapi 140kg hashash.heme te keqen e lajmit.prite tani te degjojme,qe policia bashkjake filloi hetimet per 21 janarin,gerdecin,cezin e shume akoma….drejtesi nuk doje o popull?heme ju lumte,bravo…..!!!!

  5. Atdhetari says:

    SPAK shpresa A-SPAK realiteti. E kam Thënë e Stër’thënë. Kjo prokurori e “Zgjedhur” mbetje e kohës. Vetëm Një Brez i Ri Energjik që Nuk Njeh e Nuk Pjerdh për Gjithë Klasën Politike për 30 Vite mund ta bënte atë punë. Mini City “Dubai” Gjiri i Lalzit Shtet Brënda Shtetit me Kufi e “Ushtri” Aty është!? Pa Harruar dhe Zona të tjera të Lakmuara. Dhe Nuk ka së pse një Prokurori në “Detyre tu kërkojë Qytetarëve të Denoncojnë. Që në këtë Moment do të thotë se: Ata Punojnë por më Denoncimin që bëj unë si qytetar dhe më vendosin psh Përballë Një Politikani të “Fortë” që se ka problem për të paguar Një Mjeran Shpellar Kamikaz për të Kërcënuar Familjen. Pra SPAK do të përdorë Popullin Mashë dhe JO se Duhet të bëj Punën më të Cilën Është i Ngarkuar dhe Paguhet më Ato Benefica!? Pra SPAK na del A-SPAK!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje