Reforma në drejtësi, Soreca: E rëndësishme që efikasiteti i reformës të jetë i qartë, të nxjerrim mësime

31 Mars 2020, 21:32Politika TEMA

Ecuria e reformës në drejtësi ka qënë një nga arsyet që Këshilli Evropian i celi dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave të pranimitt në familjen europiane. Por ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, në një intervistë në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, theksoi rëndësinë që ka në këtë fazë efikasiteti i reformës.

“Është e rëndësishme që të arrijmë në një fazë ku efikasiteti i reformës në drejtësi të shihet, të jetë i qartë. Bashkimi Evropian është i gatshëm që të bëjë punën e vet dhe sic e dini ne kemi dhënë 34 milionë euro mbështetje buxhetore për reformën në drejtësi dhe këto janë ato para që duhen vënë në tryezë në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet efikase” – theksoi Soreca në Përballë.

Ambasadori i BE-së foli gjithashtu për reflektim dhe mësime që duhen nxjerr nga përvoja e kaluar.

“Unë mendoj që është e rëndësishme që të reflektohet, të reflektojmë, të vlerësojmë. Është e rëndësishme që të nxjerrim mësime për përvojën që kemi kaluar. Unë gjatë gjithë kohës kam thënë që reforma në drejtësi ka qënë një hap shumë pozitiv në mënyrë që të pastrohej i gjithë sistemi i gjyqësorit.

Dhe tashmë që ne po hymë në një fazë të re është e rëndësishme që sytë ti kemi drejt së ardhmes në mënyrë që të rifillohet puna sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrën më efikase të mundshme. Komisioni i Venecias do të na jap ato rekomandime për atë që duhet bërë, pra sic është përmendur edhe në përfundimet e Këshillit ky opinion do të merret plotësisht në konsideratë në atë proces, pas cceljes së negociatave” – tha Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

1 komente në “Reforma në drejtësi, Soreca: E rëndësishme që efikasiteti i reformës të jetë i qartë, të nxjerrim mësime”

  1. PARA CA JAVESH JU BETE NJI DEKLRATE E LIDHJE ME PARATE E KRIMIT TE ORGANIZUAR
    DHE MAFIES POLITIKE
    DUKE CITUAR THENIE SPEKTAKOLARE TE TE MADHIT GIOVANI FALCONE
    ” NDIQNI PARET DHE GJENI GJURMET ” E CILA U BE MOTO E GJITHE SHERBIMEVE SEKRETE TE BOTES
    AMERIKE E KUDO

    JU FLISNI SHPESH PER DREJTESI NE KTE VEND
    DHE GJITHCKA NGELET THJESHTE NE KUADRIN E FJALEVE QE A KUJTOJN
    KENGEN E LEGJENDES SE MUZIKES ITALIANE MINA – PAROLE -PAROLE -PAROLE !!!

    KA AQ SHUME VIDEO DHE EMISIONE QE FLASI QARTE PER MAFIEN POLITIKE
    SHQIPTARE TE PERQENDRUAR NE GJIRIN E LALZ-it
    VILAT E TYRE E SALI BERISHESH
    PRESIDENTIT META
    VILA E LULZIM BASHESH NE HILL/n’ HELL
    JANE GJURME TEPER TE DUKESHME PER SYTE E TE GJITHEVE
    NDERKOHE QE PER JU – AMBASADORET E BE-se DHE TE SHBA-ve

    JANE TE PADUKSHEM !
    PERSE NUK THERRISNI JU PROKURORIN E PERGJITHSHEM DHE KERKONI TE DINI
    SE CFAR BEJNE KTA DREJTUES TE DREJTESISE SHQIPTARE
    PERBALL KTYRE FAKTEVE ?
    ESHTE CMENDURI KJO QE JU BENI ME SHQIPTARET
    ESHTE ABUZIM I TURPSHEM
    ESHTE E PADREJTE
    JONJEREZORE
    ESHTE KRIM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    QE TE LEJOSH KTA FUNDERINA TE KAKARISIN PARA SHQIPTAREVE
    SI GAGSTERRA SI ME QEN TOTO RINA NE POLITIKEN E SHTETIN SHQIPTARE
    ESHTE VERTETE E ULET PER JU BE-NE DHE SHEBA -NE
    QE ME SADUKET JENI ATA QE MBRONI KRIMINELET E MAFIOZET POLITIKE
    QE HYNE BYTHGRRRIS NE POLITIKE DHE SOT KANE VILA KUDO JOVETEM NE LALZ !
    ::
    JEI JU NE SHQIPERI PER DREJTESI APO TE MBESHTESNI MAFIEN E KRIMIELET
    QE ME FJALE BENI GJASME I LUFTONI
    NE SHQIPTARET S’MERITOJME KTE POSHTERIM QE NA BENI JU ALEATET
    JU PREDIKUESIT E DREJTESISE E PRINCIPEVE NJEREZORE
    VERGOGNATELI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje