Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve

1 Prill 2020, 20:26Hi-Tech TEMA

Një grup ekspertësh evropian bënë me dije se janë gati të prezantojnë një teknologji për telefonët inteligjentë për të gjurmuar njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi, duke ndihmuar në këtë mënyrë autoritetet shëndetësore të parandalojnë përhapjen e tij.

Kjo iniciativë nënkupton mbledhjen e të dhënave përmes smartphone-ve për të treguar se me kë ka patur kontakte një person që ka rezultuar i prekur me koronavirus, për t’i njoftuar më pas ata.

Aftësia për të gjurmuar personat në rrezik për t’u infektuar mund të ndihmojë në shmangien e bllokimit total të një shoqërie, e cila ka pasur një impakt të madh në ekonomitë e shumë vendeve.

Iniciativa evropiane e quajtur Pan-European Privacy Preserving Proximity Tracing (PEPP-PT https://www.pepp-pt.org), ndjek shembullin e suksesshëm të përdorimit të smartphone-ve në disa vende aziatike për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të forcuar urdhrat e karantinës.

Projekti PEPP-PT, ka bashkuar 130 kërkues nga 8 vende evropiane, me qëllim për të lancuar një platformë teknologjike të licencuar brenda datës 7 prill.

3 komente në “Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve”

  1. Baliu says:

    Keta vetem po e nxjerrin ne shesh pergjimin 24/7 te njerzve permes smartfonave. Nje sekret publik, edhe para krizes se virusit.

  2. Kevin says:

    Teknodiktatura në aksion.

  3. Plani 5te pesevjecar says:

    Une isha me te dashuren dhe nuk ben vaki qe tja nxjerr emrin. Virus une virus ajo nje jete kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje