Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se rrugët janë të kalueshme në të gjithë vendin pavarësish reshjeve të dendura të dëborës që kanë nisur që në mesnatë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura kryesisht në veri ka pasur reshje bore si në Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
“Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset”, shprehet ARRSH.
Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se trashësia e dëborës ka arritur në Dibër dhe Tropojë në 40 cm.
“Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm. Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve. Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve. Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se të gjitha rrugët janë të kalueshme”, shprehet ARRSH.
Gjithashtu, ARRSH thekson se të gjitha akset janë të kalueshme ndërsa iu bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë.
“Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht. Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugure dhe të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë”, shprehet ARRSH.