VIDEO/ Policia i rrethon banesën, kapet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë në Lezhë

1 Prill 2020, 09:57Kronika TEMA

Një 40-vjecar me rrezikshmëri të lartë lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë është arrestuar në Lezhë.

Në kuadër të operacionit të koduar “GODULL 2020” u vu në pranga shtetasi me iniciale A.J.,alias A.Zh.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, ku forcat e Policisë rrethuan  banesën e 40-vjecarit.

“Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi  Gjykata e  Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për  veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 komente në “VIDEO/ Policia i rrethon banesën, kapet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë në Lezhë”

  1. Frroku says:

    Ka kujtu pallaveshi se nuk po e kapin ne katundin e vet, iku koha e rrumpalles o shoku, kane ndryshuar gjonat or taii.

  2. ronny says:

    Edhe nje kerme qe si duhet as kujt. e kesi lloj kellirash duhet ai buckoja ne filipine Rodrigo Duterte.. ai buckoja i sistemonte mire dhe shpejt keto lloj kellirash,

  3. Lush kacaku says:

    Po kta kacorret ku vene me gjithe ate xhepane,thua ti se do kapin ndonje bos mafie siciliane..hahaha sa qesharak qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje