Në lajmi i mirë ka ardhur sot nga Kina për frenimin e pandemisë së koronavirusit, me konkretisht nga Wuhani, ku ka origjinën Covid-19 që ka izoluar një të tretën e popullsisë së botës. Shkencëtarët e vendit aziatik vazhdojnë të punojnë prej muajsh për të gjetur vaksinën.
Në Wuhan, ku është shënuar edhe pacienti zero i pandemisë, studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë.
Vaksina kineze kundër COVID-19 po testohet tek 108 persona. Pjesëmarrësit kalojnë një periudhë karantine, gjatë të cilës duhet të raportojnë gjendjen e tyre te studiuesit.
Mediat kineze shkruajnë se do të duhet të paktën një muaj për të ditur nëse vaksina është apo jo efektive.
“Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë”, thotë Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën. Por sa kohë do të duhet që kjo vaksinë të mbërrijë në Europë?
Kina planifikon të kryejë teste shtesë në vendet me të prekura pandemia nëse testet në Wuhan vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive.
Rezultatet e para priten të publikohen prill dhe menjëherë pas kësaj, vaksina pritet të testohet ne vende si Italia dhe Spanja.
“Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”, thekson Wei.
“Në këtë mënyrë, vaksina mund të përdoret në vendet e tjera të goditura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e tyre për të kontrolluar pandeminë”, tha Wei, i cili është gjithashtu një studiues në Akademinë Kineze të Shkencave Ushtarake.
Shumë vende kanë shfaqur interes për vaksinën, tha ai, duke shtuar se anëtarët e ekipit janë të gatshëm të bashkëpunojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë për prodhimin në masë të vaksinës.
Pare nje jave ne Spanje Kinezet derguan teste te shpejte per COVID.
I propaganduan si nje arritje fenomenale.
Rezultuan nje bullsheet.
Spanjollet ja kthyet te gjitha mbrapsht.
Mos prisni gje nga raca e verdhe :
KINA VETEM VIRUSE dhe MUT mund te beje !
Sigurohuni qe ata paciente qe do provojne vaksinen te mos hane supe me lakuriq nate nderkohe…