Mustafa Nano: Trump vazhdon të mbetet i prapë dhe i lezeçëm! Gallata e koronavirusit në rrjetet sociale

1 Prill 2020, 08:26Politika TEMA
Mustafa Nano: Trump vazhdon të mbetet i prapë dhe i

Nga Mustafa Nano

Kam 20 ditë që rri në shtëpi dhe sot dola dhe rifillojmë me “Provokacija”.

Gjatë këtyre 20 ditëve më është kërkuar, ashtu siç i është kërkuar të gjithë shqiptarëve të bëhemi trima në këtë luftë.

Në këtë luftë mund të jemi trima vetëm në një mënyrë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke bërë një jetë sa më pak sociale.

Unë e kam bërë dhe do të përpiqem ta bëj. Është një përvojë e re, një përvojë e jashtëzakonshme, dramatike, por njëkohësisht edhe e  gëzueshme.

E gëzueshme, përveç faktit që kemi pasur mundësi të qëndrojmë me njerëzit tanë në shtëpi, kam parasysh edhe faktin që kemi pasur mundësinë të argëtohemi me video, komente të bërë në rrjete sociale.

Shpeshherë këto ja kemi përcjellë njëri-tjetrit, që humorin tonë ta ndajmë edhe me miqtë tanë. Këto kohë ka pasur reagime kombesh, por edhe politikanësh dhe kanë qenë reagime interesante.

Donald Trump kohët e fundit sa herë që del në konferenca për shtyp, del bashkë me Task-Forcën e tij. Gjithmonë i referohet koronavirusit si “virusi kinez”. Duke sikur del në konferenca për shtyp vetëm për të thënë këtë gjë: “virusi kinez”. Trump vazhdon të mbetet i prapë dhe i lezeçëm.

Një reagim i një politikani tjetër është ai i Boris Johnson. Tre javë më parë, vizitoi një pavion ku kishte të shtruar njerëz të infektuar me koronavirus.

Pasi doli nga pavioni tha përpara gazetarëve me mburrje: “I kam dhënë dorën çdo pacienti me koronavirus”. Ku është sot Boris Johnson? Është i sëmurë më koronavirus. Një udhëheqës i tillë nuk të inkurajon shumë, në këtë rast ka gabuar.

Më ka bërë përshtypje një gjë: në momentin që lindi frika, njerëzit fillimisht pushtuan supermarketet. Pashë britanikët që i mbushnin karrocat me letër higjienike. Ishte një skenë e pabesueshme . Britanikët e konsideronin letrën higjenike një gjë esenciale edhe në rrethanët e luftës. Unë nuk jam fare britanik, do të bëja edhe pa letër higjienike.

Një reagim tjetër ishte edhe i këngëtares së famshme,  Madona, e cila postoi në rrjete sociale një video me mesazh sensibilizues.

Ajo ishte në dush, në vaskë të mbushur me qumësht dhe ishte e rrethuar me qirinj të ndezur. Aty, ajo lëshoi mesazhin: “Njerëz, koronavirusi nuk kursen askënd. Nuk do t’ja dijë as për famë as për pasuri dhe as për pushtet”.

Një reagim tjetër është i Vittorio Sgarbi i cili filmoi veten në shtëpinë e tij dhe po sulmonte ata që po dramatizonin situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij ata po turpëronin kombin italian përpara botës dhe sipas tij ishte vetëm një grip. Por, më pas ai kërkoi ndjesë për këtë figurë të turpshme që bëri.

Histori të tilla ka pasur shumë. Këto ishin një pjesë e vogël e asaj që unë do ta quaja, gallata e koronavirusit.

7 komente në “Mustafa Nano: Trump vazhdon të mbetet i prapë dhe i lezeçëm! Gallata e koronavirusit në rrjetet sociale”

  1. Loni says:

    Gazetar buthpambuk…..nuk di ceshte terren……

    1. koz says:

      ky eshte nje individ i peshtire.
      Vetem ne Shqiperi e nga individe si ky kopuku Trump paraqitet si “i prape dhe i lezetshem” qe me vanitetin e tij morboz po shkakton viktima dhe dhimbje te panevojshme ne vendin me te fuqushem te planetit. Mesa duket individ me vanitet morboz e njohin njeri tjetrin dhe kjo eshte ajo qe i pelqen Nanos tek Trump – jane njelloj te peshtire.

  2. Klimax says:

    Dhe gallata shqiptare, qe te kthehemi ne mizerjen tone, ka shkuar deri atje sa kryeministrin e vendit e trajtojne si koken me te madhe te historise kombetare, aq sa vleresojne llogjiken e tij si shume hapa para turmes (bagetise)!!! Paska gjetur tenxheria kapakun!

  3. Kosove Rexha Bala says:

    A din kush me tregu kush eshte ky far Mustafa Nano qe permendet tash e pare ne media?

  4. Xhafa says:

    Klimax në fakt e duam apo nuk e duam Kryeministrin është zgjidhje dhe bindje personale por që të jemi të sinqertë nëse dhe kyt luftë e fiton me pak dhimbje duket që është një Burrë me vizion dhe një hap më përpara se shumë të tjerë koleg të ti europian!
    Dhe sa për kujtesë të pakten në tre Raste më ka bër të ndjehem mir si shqiptar me gjith që nuk kam nënshtetësi shqiptare dhe personalisht nuk kam asnjë lidhje me politiken në at vend thjesht e du atë vend ashtu siç është me të mirat dhe të këqijat e tija. Nëse ka një Burrë që më bëri krenar ishe kryeministri në Beograd
    Nëse ka një Burrë që më bëri krenar është kryeministri para 5 viteve në konferencën për shtyp në Bruksel.
    Nëse është një Burr që më bëri të ndjehem mir si shqiptar është Samiti i Natos në Bruksel para 3 viteve.
    ,,,,, Por nëse u lendova dhe trishtova aq shumë kur lexova lajmin e tërmetit (me gjith që nuk kisha asnjë të aferm apo mik të dëmtuar) pash një përkushtim dhe një zgjuarsi të kryeministrit një përkushtim dhe një Lobing të shkëlqyer ku asnjë politikan shqiptar që nga krijimi i ti zdo dinte ta bënte,,,,,,.!!!!Në fund me qen se jemi në karantin dhe shkrujta pak gjatë (të më falesh) kam frig se kur mos ta keni më kryeministër(pasi demokrcia është rotacin) do ta kërkoni prapë por e them me bindje se dhe për një 100 vite nuk do e gjeni!!!! Të uroj gjith të mirat ju dhe familjes. Çdo shqiptari shëndet dhe gjith të mirat e Botes në kyt luftë ku nesër kur të mbaroj nuk do jetë asgjë siç ish dje!!!!

  5. Star says:

    Nuk e ka keq Trampi mori injorant qe ben edhe si i mencur. Cdo kush e ka nje emer.
    Se ashtu si è ka emrin ta zeme Like hajduti te gjithe e kuptojne se per ke behet fjale, ashtu edhe per krye krimineli i SHQUP-it, , ashtu behet fjale edhe per nje te vete cuajtur gazetar qe ben si i mencur nga Skrapari ,qe te gjithe e njohin se kush eshte. Prandaj meqe ka shume viruse neper kembe keto dite si ne politike dhe ne gazetari eshte i drejte emertimi nga Trampi,

  6. qytetari says:

    Ky dhe sikur te doje,nuk mund te dale,nga vetja,nje pordhac katundar,qe per kostum perdor zhargonin e tironsit dhe ca lajme te lexuara andej kendej,aty dhe presidentin e vendit me te fuqishem te botes,e trajton si ndonje garip Skrapari.
    Dhe si gjithmone Rama te habit,
    Megjithse kryeministri i ketij vendi eshte ai qe duhet te jete me i ngarkuari me probleme ne kete vend,shkon dhe shpenzon kohen e vlefeshme me nje pordhac bosh si Nano,por qe ne asnje rast, ky lloj nanosh nuk le pa ndjekur interesin e tij te vogel meskin.
    Duket qe ne bursen e xhambazeve te mender mediave katundare,Rama ben pazar,per tu mikluar nga ata.
    Mirpo keta katundare te mbrapesht,sic thote dhe kenga e Eli Fares,sot i ke ketu dhe neser atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje