Kryeministri britanik, Boris Johnson premtoi se do të rriste masivisht depistimin për koronavirusin e ri përballë kritikave gjithnjë e më të ashpra kundër strategjisë së tij për t’i bërë ballë pandemisë.
“Ne do të rrisim masivisht testet”, theksoi kryeministri britanik në një video të postuar në Twitter që prej apartamentit të tij në Downing Street, ku ai ndodhet në karantinë pasi u diagnostikua pozitiv me COVID-19 javën e kaluar.
“Kështu ne do ta mundim koronavirusin”, theksoi drejtuesi konservator.
Kjo deklaratë u bë pas një dite të trishtë, pranuar nga Johnson, me njoftimin e 563 të vdekurve në 24 orë, një rekord, nga COVID-19.
Në total, autoritetet shëndetësore kanë numëruar 2 352 të vdekur në spital.
Doja ti sugjeroja portali tuaj që të sigurohet për domethēnien e saktë të fjalës depistim, që në të vërtetë nuk është një fjalë e gjuhës shqipe. Imagjinoj ai ( autori), e ka huazuar nga italishtja , flas për foljen depistare që perkthehet në shqip mashtrim ose që çon në perfundim të gabuar .
Është e njëta gjë që ndodh kur lexon titullin e më sipërm. JHONSON do të rrisë masivishtë mashtrimin
për COVID-19.??. Fillimisht u shqetësova pak, por mendoj se titulli ka të bēj më shumë me pasaktësinë
e portalit në përdorimin e gjuhës shqipe se sa me qëllimin e kryeministrit britanik.
Ky kok kuq ,te jeni te sigurte qe vetem deme do i shkaktoj vendit te tij. Me kete qe ka thene po perdor shprehjen popullore do te laj mutin me shurre. Keq e me keq do shkoj ai vend ,qe eshte per tu admiruar, ky eshte si puna e Bashes tek ne qe vetem genjen.