Një numër rekord prej 6.6 milionë kërkesash për asistencë papunësie u regjistruan javën e kaluar, duke tejkaluar shifrat rekord të një jave më parë, gjë që sinjalizon se pushimet nga puna do të rëndohen në mes të epidemisë së koronavirusit.
Ekonomia amerikane, por edhe ekonomia globale kanë pësuar goditje duke rritur mundësinë e një recesioni, ndërkohë që bizneset vazhdojnë të mbyllin operacionet.
6.6 milionë kërkesa për asistencë pupunësia — shifrat e një javës së kaluar shënojnë një rritje të madhe krahasuar me 3.3 milionë kërkesa të regjistruara në javën pararendëse.
Ekonomistët parashikojnë tani deri në 20 milionë vende pune të mbyllura deri në fund të prillit.
Ritmet e papunësisë mund të arrijnë deri në 15% këtë muaj, duke tejkaluar rekordin e recesionit të vitit 1982 kur shkuan në 10.8%.
Shumë pronarë po ulin numrin e punonjësve për të përballuar goditjen që kanë marrë me rënien e aktivitetit, sidomos në hotele, palestra, restorante, kinema apo biznese të tjera që kërkojnë shkëmbime fizike me klientët.
Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore për të reduktuar lëvizjet dhe kontaktet fizike të popullatës në një pjesë të madhe të SHBA e kanë shtuar presionin mbi bizneset që nuk janë në gjendje të përballojnë qeranë, pagesat e kredisë dhe shpenzimet e tjera.
Kongresi zgjeroi ndjeshëm sistemin e asistencës për papunësinë përmes paketës stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh. Në paketë parashikohen ndihma prej $600 dollarësh në javë për aplikantin. Ideja është që individi të përballojë jetesën dhe të shpenzojë duke ndihmuar për të rigjallëruar ekonominë.
na plasi kari per keta kriminelet amerikane,po kur ncorren 3.5 milion shqiptare pa pune ne vitet 1991 1992 e rrujti ndonje amerikan per ne,askush as qe i binte nderment qe na shkaterruan,keta qe na istaluan nje qeveri kriminale,keta qe deri me sote nuk dhan asnje kontribut per shqiperine,por vetem fjale dhe moral asgje me shume,keta qe kur hedhin rraketa neper shtete te varfera na i quajne sukses se kushtojne te pakten nga 150 milion copa duke na treguar edhe vleren,keta qe zgjodhen te ndihmojne vetem te presekutuarit spiune dhe servil te shqiperise,sikur ne te tjeret jetuam ne paqe dhe te lire,keta qe e ndane popullin shqiptare ne disa copa,keta qe mbas 1997 kur saliu dogji dhe vrau shqiptaret kercenuan socialistet me saksjone ekonomike nqs arrestonin sali berishen kriminelin e te gjithe historise shqiptare,keta qe sote na hiqen si engjell kan hyre ne hakun e popujve te pafajshem me intrigat dhe per interesat e tyre,ka ardhur koha qe te paguajne kete te padrejte,ata zgjodhen nje president kari dhe karin do hajne,nuk me vjen keq per keta sesa per ata femijet irakjen qe per ti vjedhur nafte e bombarduan pa asnje te drejte,me pak fjale,zoti denon por nuk harron,kush ben keq keq do gjej,heret apo vone.dua 300 milion te papune ta shikojne edhe keta sesi jetohet pa pune,se me ne bene eksperiment ne vitet 1992 plerat,nje nder po te ben me gjasme,te bejne nje 1 milion qedere,e per cfar eshte ky mik i shumtuar,asgje.