SHIFRAT/ 277 të prekur: Shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri sipas moshës dhe gjinisë (të shëruarit dhe vdekjet)

2 Prill 2020, 21:55Sociale TEMA
SHIFRAT/ 277 të prekur: Shpërndarja e koronavirusit në

Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 277 persona.

“TemA” po përcjell shpërhapjen e koronavirusit sipas moshës dhe gjinisë, të shëruarit dhe vdjekjet,  në bazë të të dhënave zyrtare që paraqiti ditën e sotme ministria e Shëndetësisë. (TemA)

Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19:

Pozitivë gjithsej: 277 raste. 1 prill 18 raste.

Të shëruar gjithsej: 76 raste (25,8 %). 1 prill 9 raste.

Vdekur gjithsej: 16 raste (5,8 %). 1 prill 1 rast.

Pozitivë aktivë: 186

Deri në 1 prill 2020 në Shqipëri janë evidentuar 277 raste me COVID 19. Ditën e djeshme, 1 prill, janë 18
raste të reja. Midis rasteve pozitive, 145 janë burra dhe 122 janë gra.

Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të
ditës respektive të mëparshme. Për datën 1 prill ky tregues është 1,13.

Përmbledhtazi situata paraqitet si vijon.

Prirjet ilustrohen në vijim. Për ta bërë më të lexueshëm krahasimin e vlerave që janë shumë të
ndryshme nga njëra tjetra paraqitja është në shkallë logaritmike.

Shpërndarja e rasteve pozitive sipas grupmoshës është si vijon

Deri tanë janë 76 raste të shëruara, ose 27,4 % e të gjithë rasteve pozitivë. Deri tani janë shënuar 16 fatalitete, 11 burra dhe 5 gra.

Mosha mesatare e fataliteteve është 68,7 vjeç. E  burrave është 67 vjeç, ndërsa e grave është 70 vjeç.

Për çdo fatalitet kemi 4,75 persona të shëruar. Shpërndarja e fataliteteve sipas grupmoshave është si vijon.

Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve pozitive është 5,8 %. Për gratë është 4,1 %, ndërsa për burrat
është 6,9 %.

Sipas grupmoshave është si vijon. Në grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 29 %.

Përmbledhtazi mund të themi që në Shqipëri janë 97,2 raste pozitive me COVID 19 për 1 milion banorë
dhe 5,6 të vdekur për 1 milion banorë.

(TemA)

1 komente në “SHIFRAT/ 277 të prekur: Shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri sipas moshës dhe gjinisë (të shëruarit dhe vdekjet)”

  1. Petraqi says:

    Ma hoqi trurin kush eshte ky gazetar/statisticien qe paraqet te vdekurit me jeshile dhe te sheruarit me te kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje