Theu izolimin dhe u aksidentua me makinë, Bayern ndëshkon Boateng

2 Prill 2020, 13:10Sport TEMA

Mbrojtësi gjerman i Bayernit, Jerome Boateng, nuk i rezistoi izolimit nga koronavirusi dhe lëvizi me makinën e tij. Por shkeljet e tij nuk u mbyllën këtu, pasi si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai u aksidentua me barrierat anësore të rrugës.

Mediat gjermane shkruajnë se mbrojtësi i shkaktoi një dëm prej 25 mijë eurosh makinës së tij, ndërsa është gjobitur edhe nga klubi i Bayern-it, por shuma, e cila do të shkojë për një spital në Mynih, nuk është bërë e ditur.

Për fat të mirë, Jerome Boateng nuk pësoi lëndime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje