Donald Trump testohet sërish për Covid-19, del negativ

3 Prill 2020, 08:41Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rezultuar negativ në testin e dytë të kryer për koronavirusin.

Lajmin e konfirmoi personalisht, gjatë seancës informuese të task-forcës së Shtëpisë së bardhë për koronavirusin.

Seanca informuese e taskt-forcës nga Shtëpia e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat e marra për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Ishte sekretari i thesarit, Steven Munchin, ai që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për ccdo amerikan, apo për sistemin banker që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private.

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.

“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

1 komente në “Donald Trump testohet sërish për Covid-19, del negativ”

  1. Liri says:

    ZOTI E RUAJTE TRUMPIN,I VETMI LIDER ME BOLE.TE TJRET JANE SUMCE,NJE FJALE KUNDRA KINES NUK JA MBAN TE THONE MEGJITHESE PO I SHFAROS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje