Nuk ka paqe për Italinë: Sërish 766 persona humbin jetën brenda 24 orëve

3 Prill 2020, 18:21Bota TEMA

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publike shifrat e reja të të prekurve dhe viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 4,585 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri  total i të sëmurëve në vend rritet në 119,827

Ndërsa, si pasojë e koronavirusit, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 766 persona. Numri total i viktimave në vend shkon në 14,681. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 85,388 raste mbeten aktive.

Me rastet e sotme, Itali ngjitet sërish në vendin e dytë për numrin më të madh të të infektuarve në botë. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 258,100 të infektuar.

Në tre ditët e fundit, kurba e epidemisë në Itali ka mbajtur të njejtin trend, numri i të infektuarve vjen drejt uljes ndërsa numri i viktimave drejt rritjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje