Covidi përçan vëllezërit! Në Kosovë japin para, në Shqipëri “lypin” ..para!

4 Prill 2020, 11:45Sport TEMA

Ia vlen të dëgjojmë fjalët e presidentit të Futbollit të  Kosovës, Agim Ademi, tamam në këto momente kur duket sikur luftën më të madhe e kemi me virusin dhe.. jo me veten tonë.

Ademi, me rastin e krizës që ka shkaktuar Pandemia, ka bërë një deklaratë që duket  normale për kohën që jetojmë, por “anormale”  për drejtuesit e futbollit në anën tjetër të vëllazërisë.

Ç‘ka thënë Ademi për të prishur harmoninë në familje? “Çfarëdo që të ndodhë, federata do të ndihmojë të gjithë klubet dhe lojtarët. Mos kini frikë, federata është në mbështetje të klubeve me aq mundësi sa ka..”

Sigurisht, ky qëndrim i fut lakun  FSHF-së ,  pale të mendosh se kjo deklaratë erdhi fill pas ndihmës 5 milionë euro që do të japë qeveria e Kosovës për Sportin në përgjithësi.

Po tanët, pse e humbën “trenin moral” këtë radhë? U treguan më të shkathët ( me fjalë, se me vepra nuk dihet )  në rastin e tërmetit, kur deklaruan se do të falnin një apartament për të dëmtuarit, kurse tani në kohën e Covidit 19, ku janë dëmtuar gjithë klubet, burra e fëmijë, nuk janë më në listën e sulmit, por në mbrojtje të thellë, duke pritur ndihmë nga ..Qeveria.

Një sjellje amorale,  që meriton  pyetjen:  Pse FSHF nuk kopjon  FIFA-n për të bërë një plan mini-marshall për të ndihmuar klubet, pa pritur “lëmoshën qeveritare”!  Siç duket, nuk ka taktikë vetëm në lojë, por edhe kur luhet me “top virusi” në kohë krizash.

Duket si paralizë totale, kur shikon se askush nga klubet nuk shfaqet publikisht për të kërkuar ndihmë nga FSHF dhe kreu i saj, por të gjithë janë zemëruar me kryeministrin Rama.

E kanë me shefin e madh,  metamorfoza e të cilit është histori më vete. Në kohët e arta ,  Kombëtaren e pritën me tapet të kuq në Rinas pas Europianit, dhe popullin kuqezi e futën në shtëpi sikur kishte ardhur virusi, ngaqë  do t’i gëzohej e para politika, më pas..turma!

Madje, ia vlen te kujtohet  kjo histori, sidomos  kur  Politika na  tha me të madhe dhe se …futbolli me në krye Kombëtaren,  ishte ambasadori me i talentuar dhe më i zoti që kemi patur!

Shumë vetë derdhën lot atë ditë kur dëgjuan këto fjalë zemre, pa e e ditur se do të qanin edhe një ditë tjetër , kur do të mësonin një të vertet tjeter …se futbolli jo vetëm nuk është ambasador, por qënka punë..fasonësh!

Sfidanti.al

5 komente në “Covidi përçan vëllezërit! Në Kosovë japin para, në Shqipëri “lypin” ..para!”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    muslimon brothers,varu kkkkkkkk……….allah uakbar!

  2. uskania says:

    Te futbolli e kemi mendjen! Fshati digjet e …krihet!

  3. Tironci says:

    Problemi i ndryshimit qendron se kush e drejton futbollin ne Shqiperi e kush ne Kosove.
    Ai i Kosoves nuk i vjedh paret nga arka, ndersa ai i Shqiperise i vjedh dhe bile jep edhe pjesen e duhur tek politika qe te mos i hyj gjem ne kembe. Dhe pastaj thote se ska pare po nuk luajtet futboll.
    Ky eshte ndryshimi. Duhen rrjepur te gjalle deri sa ti paguajne te gjitha cfare kane vjedhur.

  4. Drilon says:

    Federatat e futbollit jan te njet ne gjth boten e vetmja qe i ndryshon eshte kryesia dhe ata se kush e udhheq ate, prandaj nuk duket njejt ne as ni vend me European, sepse diku fubolli duhet dhe i gjith vendi japin qa kan per teeeee e diku futbollin e duan se qa dooo jep vendii per ata qe jannn ne kryyyyeee ky eshte dallimi qee ne shqipetaret kurr nuk mund ta zgjidhim vet pa pranin e te huajve. Ju duuuaaa SHQIPE

  5. O..n.. says:

    Turp i madh per politiken shqiptare dhe turp per kosoven qe e majne peng thaci me mustafen. Vellezer kosovar thaci dhe mustafa dhe ca te tjere duhen zhdukur nga politika . Futur ne burge. Dhemarre pasuria. Se po se bete kete gje. Kosova do veje humbur sic ka vajtur shqiperia e shkrete . qe mafia politikes shqiptare ka 30 vjet qe po e pishteron cdo dite e me shume….me respekt nga nje shqiptar nga shqipria….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje