FOTOT: Aksident masiv në Bullgari, përplasen 22 kamiona. Mes tyre dhe një shofer shqiptar

4 Prill 2020, 11:11Kronika TEMA
FOTOT: Aksident masiv në Bullgari, përplasen 22 kamiona. Mes tyre dhe

Një aksident masiv ku janë përfshirë rreth 22 kamiona TIR dhe makina të tjera ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Haskovo të Bullgarisë ku fatkeqësisht kanë vdekur 2 kamionista, njëri shofer kamioni bullgar dhe tjetri shofer kamioni turk dhe ndërkohë janë plagosur 40 drejtues të tjerë, 6 prej të cilëve ndodhen në spitalin e Haskovos.

Në këtë aksident është përfshirë dhe një TIR me targa shqiptare siç e shihni në foto.

Fatmirësisht sipas të dhënave ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi por mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur dhe përgjumja e ndonjë kamionisti.

 

1 komente në “FOTOT: Aksident masiv në Bullgari, përplasen 22 kamiona. Mes tyre dhe një shofer shqiptar”

  1. Une jame nje shofer kamioni ( maunash ) ne Amerik per me shume se 38 vjet ,
    por te gjith shoferat atje kan CB radio per kominikim me njeri tjetri ( ne kanalin 19 te gjith )
    dhe raportoin perpara e mbrapa jush c’far do lloj incidenti , kurje shoferi i kamionit eshte informuar ule shpejsin
    e ka kujdes per c’far do rasti perpara tij . Une mendoj se shpejtsia e pakujdesia eshte faktor per 95% te te gjitha rasteve neper aksidentet rrugore. Kame perbi 5 milion kilometra ngarje kamioni pa ndonje aksident madhor .
    Kujdesi dhe shpejtesi normale ( simbas ambjentit ) faktori kryesor per te eviduar aksidentin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje