Francë: Arrin në 6 500 numri i të vdekurve nga COVID-19, 588 në 24 orët e fundit

4 Prill 2020, 12:08Bota TEMA

Bilanci i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka arritur në 6 507, pasi 588 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa shifrës së përgjithshme i janë shtuar edhe 1 416 persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit për të moshuar nga 1 marsi, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.

“Në 24 orët e fundit në Francë janë konfirmuar 5.233 raste të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 64 622”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 6 662, kurse i pacientëve të shëruar pas trajtimit në 14 008.

Salomon njoftoi se 1 416 persona kanë humbur jetën nga virusi në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit në mbarë vendin nga 1 marsi.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në gjithë botën dhe deri më tani ka shkaktuar mbi 55 mijë të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje