SHBA-ja kaloi pragun prej 300 000 rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit amerikan, Johns Hopkins.
Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 162 të vdekur në vend, sipas një tabloje në internet të universitetit.
Kulmi prej 200 000 rastesh të regjistruara u kalua vetëm të mërkurën, një përshpejtim që u bë i dukshëm nga disponueshmëria e madhe e testeve të depistimit në SHBA.
Vatra kryesore e epidemisë amerikane është shteti i Nju Jorkut dhe veçanërisht qyteti i Nju Jorkut, që ka regjistruar 1 905 të vdekur.