Përplasje mes qeverisjes federale dhe lokale në SHBA ndërsa rëndohet kriza e koronavirusit

5 Prill 2020, 18:06Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme të mëdha përsa u takon pajisjeve të nevojshme mjekësore për të sëmurët me koronavirus. Kjo gjë ka shkaktuar përplasje të mëdha mes shteteve e qeverisë federale në një moment kur vendi po përballet me një nga situatat më të rënda të emergjencës.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo vlerësoi Kinën për lehtësimin e një dërgesë prej 1000 respiratorësh, ndërsa Presidenti Donald Trump tha se shtetet po bëjnë kërkesa të pajustifikuara për furnizime dhe sugjeroi se ai kishte dorë në dërgesat që po u shkonin shteteve.

Presidenti tha se qeveria federale i kishte dhënë guvernatorit të Nju Jorkut, siç tha ai “më shumë se çdokush tjetër për një periudhë të gjatë kohe”. Zoti Cuomo pranoi se i kishte kërkuar ndihmë Shtëpisë së Bardhë dhe të tjerë zyrtarëve për të negociuar mbi respiratorët.

Numri i personave të infektuar në SHBA është rritur në më shumë se 312,000 ndërsa viktimat u ngjitën 8,500. Qyteti i Nju Jorkut regjistron numrin më të lartë të të vdekurve si pasojë e viursit, me mbi 2600 të vdekur, por situata po përkeqsohet edhe në pjesë të tjera të vendit.

Miçigani ka më shumë se 14,000 persona të infektuar dhe 500 të vdekur, kryesisht në Detroit. Në Luiziana kanë vdekur më shumë se 400 persona dhe autoritetet po kërkojnë me dëshpërim respiratorë.

Numri i infeksioneve të konfirmuara në rang botëror ka arritur në 1.2 milionë dhe i vdekjeve arrin 65,000, sipas universitetit Johns Hopkins.

8 komente në “Përplasje mes qeverisjes federale dhe lokale në SHBA ndërsa rëndohet kriza e koronavirusit”

  1. Ujku liks says:

    shteti me demokratik ne bote qe te pushon edhe nga puna kur thua te verteten

  2. Ujku liks 2004 says:

    shteti me demokratik ne bote qe te pushon edhe nga puna kur thua te verteten

  3. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!

  4. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!
    JUTUBONI qe te merrni vesh si eshte e verteta

  5. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!
    JUTUBONI qe te merrni vesh si eshte e verteta
    JUTUBONI
    TUBIM per JUTUBIM te INTUBIMIT

  6. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!
    JUTUBONI qe te merrni vesh si eshte e verteta
    JUTUBONI
    TUBIM per JUTUBIM te INTUBIMIT

  7. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!
    JUTUBONI qe te merrni vesh si eshte e verteta
    JUTUBONI
    TUBIM per JUTUBIM te INTUBIMIT

  8. undefined says:

    jutuboni dhe do te shihni sa te intubuar jane realisht!!
    JUTUBONI!
    JUTUBONI qe te merrni vesh si eshte e verteta
    JUTUBONI
    TUBIM per JUTUBIM te INTUBIMIT
    FASHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje