Doni të dini dy arsye pse bota nuk po shkon në drejtimin e duhur? Kemi dy emra: Gareth Bale dhe James Rodriguez. Ata këtë sezon (madje prej vitesh) janë dështime në “Santiago Bernabeu” dhe zakonisht ngrohin stolin, por pagat e tyre janë marramendëse.
Uellsiani përfiton 29 mln euro në vit, kurse kolumbiani – deri vjet i huazuar te Bayern – 16.4 mln euro në vit. Asnjë nga të dy nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Zinedine Zidane, por deri tani nuk janë shitur. Presidenti Florentino Perez është bindur së fundmi dhe do t’i largojë të dy në merkaton e verës.
Kontrata e Bale skadon në vitin 2022, ndërsa ajo e James në qershorin e ardhshëm, gjë që e pakëson mundësinë e Realit për të fituar mirë nga transferimet e tyre.
Ore harrove? Bale parvjet i dha kupen e kampioneve Realit. Ne finale shenoi 2 golat e fitores ndaj Liverpool-it.