Ka shkuar në 377 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.
Rastet e reja kanë dalë pas testimit të personave që ishin të dyshuar në 24 orët e fundit konktate të të prekurve dhe rrethit të tyre, gjatë depistimit të bërë në terren.
Harta eshte zgjeruar ne Tirane, Fier, Has, Berat dhe ne Shkoder.
Një ditë më parë kishim 361 persona të prekur, ndërkohe që numri i viktimave ishte 21.