SPAK kërkon masën e sigurisë arrest me burg për drejtorin e burgut 313 Eduart Struga dhe 2 zyrtarët e tjerë të arrestuar 3 ditë më parë pasi akuzohen për korrupsion.
Bëhet me dije se arrestimi i Strugës dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, është bërë pasi akuzohen për korrupsion, konkretisht për marrje në zotërim të një dyqani në brendësi të ambienteve të burgut si dhe për përfitim parash.
Bashkë me Strugën në pranga kanë rënë edhe shtetasi F.A., shef logjistike në burgun 313 dhe një person tjetër, E.K., përfaqësues i një subjekti tregtar.
Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje.
Seanca po zhvillohet pa publik dhe media për shkak të Covid-19.
O spak merru me peshqit e mëdhenj jo të vegjlit