Çfarë ndodh në terapinë intensive?

7 Prill 2020, 15:05Bota TEMA

Mjekët britanikë ishin të qartë mbrëmjen e kaluar; Boris Johnson nuk do të ishte zhvendosur në njësinë e terapisë intensive nëse nuk do të kishte qenë e nevojshme. Lëvizja shënon një përshkallëzim serioz në trajtimin e tij.

“Mjekët nuk i kalojnë pacientët në shtratin e terapisë intensive, vetëm për t’i mbajtur nën vëzhgim”, thotë Simon Clark, doktor në spitalin e Universitetit të Reading. Në këtë njësi, trajtohen të sëmurët më rënde, dhe një sërë pajisjesh vlerësojnë çdo aspekt të trupit të pacientëve; nga rrahjet e zemrës, te temperatura dhe niveli i saktë i oksigjenit, që është një tregues kyç në përkeqësimin e sëmundjes.

Por edhe brenda terapisë intensive, disa pacientë janë më mirë se të tjerët. Burime të cituara nga “The Times” thanë se gjatë natës, Johnson kishte pasur nevojë për 4 litra oksigjen, krahasuar me 15 litrat që kërkojnë pacientët në gjendje kritike. Personat e trajtuar me sasi të tillë oksigjeni janë të vetëdijshëm dhe përmes një maske të shtrënguar fort, marrin me presion oksigjenin e nevojshëm për të mbajtur të hapura rrugët e frymëmarrjes.

Por, nëse kjo nuk do të mjaftojë, është i nevojshëm ventilimi mekanik, kur të sëmurët vihen në gjendje kome përmes qetësuesve, intubohen, dhe makineritë kryejnë procesin e frymëmarrjes. Gjithashtu, mbahen nën kontroll zemra, mushkëritë dhe organe të tjera.

Respiratorët, të cilët përdorin programe te sofistikuar dhe sensorë për rregullimin e nivelit të oksigjenit, mund t’u jepen pacientëve të vetëdijshëm, ose jo të vetëdijshëm. Për kryeministrin britanik mund të përdoret makineria ECMO, një pajisje e specializuar, që është më e sofistikuar se respiratori. “Saint Thomas”, është një prej 6 spitaleve britanike që kanë këtë lloj pajisje. Trajtimi kushton 45 mijë paund dhe shërimi është më i lehtë, pasi i jep kohë mushkërive të rikthehen në normalitet.

1 komente në “Çfarë ndodh në terapinë intensive?”

  1. NJE KRYEMINISTER I PAPERGJEGJSHEM, QE ME MENDJLEHTESINE E TIJ DHE FORCES SE TIJ POLITIKE SOT NE PUSHTET NE -UK-, NUK MORI MASAT E DUHURA QE NE FILLIM TE PANDEMISE COVID-19, POR BERI SHOW NE PUBLIKUN BRITANIK, QE PER FAT TE KEQ U TREGUA PUBLIK MENDJELEHTE SI KRYEMINISTRI TYRE ME GJITHE QEVERI DHE PARTI PUSHTET, PARTINE KONSERVATORE.
    PIKERISHT KJO PARTI (KONSERVATORET) ME TRE KRYEMINISTRA NJERI-PAS-TJETRIT E MORI ME QAFE -UK-, DUKE E NXJERRE ME MASHTRIME TE PANUMERTA -UK- NGA UNIONI EUROPIAN. NJE VETEVRASJE PER BRITANIKET, QE JO SHUME LARG DO MALLKOJNE VETEN DHE LIDERET PRO-BREXIT, TE GJITHE KONSERVATORE.
    PANDEMIA COVID-19, E KA MBERTHYER SHUME KEQ -UK- DHE KRYEMINISTRIN AVENTURIER, I CILI PO LUFTON ME JETEN NE INTUBIM INTENSIV NE SPITAL, NDERKOHE QE KA INFEKTUAR DHE BASHKEJETUESEN E TIJ SHTATEZENE. PRA; KJO ESHTE PANORAMA E NJE AVENTURIERI DHE PARTISE SE TIJ PO AQ AVENTURIERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje