Një përgjigje ndaj një gënjeshtre të Jamarbër Berishës

7 Prill 2020, 20:11Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Një mik më nisi sot një postim të shkruar kundër meje, bërë disa ditë më parë nga Jamarbër Berisha. Askush nuk e kishte vënë re sepse pesha e tij është baras me zero, por ajo që më bëri përshtypje është transformimi që ka pësuar JB në krahasim me vitin 1993 kur ishte krah meje si vullnetar për të pastruar plazhin e Durrësit. Atëherë ishte një i ri modest, i hapur, i qeshur dhe plot ëndrra, ndërsa sot një milioner plot urrejtje, mbyllur brenda klanit të tij, i verbuar nga tërbimi dhe nga gënjeshtrat. Sindroma tipike e njerëzve që rrinë rreth plakut Berisha, të cilët arrijnë të rikthehen në normalë (dhe të lirë) vetëm kur largohen nga influenca e tij.

Postimi i Jamarbër Berishës është plot me të njëjtat shpifje qesharake të përsëritura me mijëra herë nga vjehrri plak (për të cilat edhe është dënuar nga gjykata si shpifës) dhe nga zëdhënësit e tij, dhe tregon edhe në këtë gjë që nuk ka as karakterin për të prodhuar ndonjë ide të re që të mos jetë certifikuar më parë nga familja. Por nga të gjitha shpifjet që ka shkruar, njëra meriton një përgjigje. Jamarbër Berisha shkruan:

”Mu tek toka që Rama po ia fal Carlos për shërbimet e tij lëpirëse, rastësia e solli që familja Begeja të ketë 330 m2 (…). As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi”.

Sigurisht edhe kjo që shkruan është falso. Siç mund të lexohet lehtësisht në dokumentin e marrë nga hipoteka, Jamarbëri dhe të gjithë 47 trashëgimtarët te tjera kanë pretenduar të marrin nga Shteti edhe atë copëz tokë (në të vërtetë janë 300 metra dhe jo 330 dhe secilit i ka takuar 6.3 metra tokë). Jambarbëri nuk ka hequr dorë nga asnjë centimetër tokë dhe është absolutisht e pavërtetë që ia ka lënë Bashkisë për të ndërtuar shkollën. Procedurat për kthimin kanë nisur në vitin 1996 (një vit para se vjehrri të binte nga froni i përfshirë nga piramidat që kishte lënë të mbysnin popullin) dhe u konkluduan me 21.03.2007 (dy vite më pas ringjitjes në fron të regjimit të tij). Sigurisht, në hapësirën e ngushtë të një trotuari ishte e vështirë të ndërtonte kulla si Jamarbëri ka ndërtuar rreth 100 metra më poshtë, por në urinë e tij të tmerrshme për toka nuk ka hequr dorë as nga ato 6.3 metra katrorë “të destinuara për një shkollë”. Duke thënë sot të kundërtën, duke e shpalosur atë edhe si meritë, është një gjë mëse e ulët.

Lista e gjatë e 48 trashëgimtarëve që kanë ndarë ato 300 metra katrorë të trashëguara edhe nga Jamarbër Berisha e bën akoma më misterioze origjinën e pasurisë së tij personale, që edhe duke pranuar se pronat e tij të jenë me të vërtetë fryt i një trashëgimie të pasur, kuota e Jamarbër Berishës mbetet megjithatë 1/48. Pra, edhe 47 trashëgimtarët e tjerë janë bërë milionerë si puna e tij?

Regjistrimi përfundimtar i pronës në hipotekë qe JB  pretendon qe nuk e ka marre, është bërë me 27.08.2012, në të njëjtët muaj kur Jamarbër Berisha ishte punësuar nga “kunati” Lulzim Basha si konsulent i bashkisë për të bërë planin rregullator të Tiranës, pra projektin ku vendoset se mbi cilat toka ndërtohet dhe në cilat toka jo. Fakti që Jamarbër Berisha pohon se është një nga pronarët kryesorë tokash në Tiranë (gjithnjë ”për meritë të trashëgimisë” natyrisht) dhe në të njëjtën kohë ka qene konsulent i Bashës për te hartuar plani rregullues e ndërtimeve te kryeqyteti, nuk i shkon fare në mendje se  tregon një konflikt skandaloz interesi.  Mbi bazën e këtij plani rregullues në 18 gusht 2013 ”kunati” Basha ka firmosur një leje për të ndërtuar 28.000 metra katrore, 17 pallate, tek tek ish-kompleksi Partizani që vlerësohen mbi 20 milionë euro. (Ish kompleksi Partizani është një tjetër tokë që Jamarbëri pretendon se e ka të trashëguar bashkë me të tjerë qe ai e ka marre nga Sali Berisha ne mars 2007 bashke me ato 300 metra).

Ne 26.01.2014, vetëm 6 muaj pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, Jamarbër Malltezi, futet si aksioner me 35% të aksioneve të kompanisë pronare e kompleksit miliarder. Një operacion i mbajtur i fshehtë për 4 vjet, pasi vetëm në 27.12.2018 transferimi i aksioneve u regjistrua në QKB. Me cilat leke JB ka blerë aksionet? Dhe me cila lekë ka financuar ndërtimin? Dhe mjafton ajo 1/48 e bashkëpronësisë të tokës së trashëguar për të justifikuar fitimin e 35% të të gjithë pronës? Por dihet se transparencën familja Berisha e kërkon vetëm për kundërshtarët, ndërkohë që pisllëqet dhe konfliktet e interesit në kohën e Berishës dhe të Bashës ishin medalje për të shitur mend dhe jo indicie e përgjegjësi penale, dhe të amoralitet politik.

Sa i takon pastaj historisë së shkollës që do të kishte lindur në tokën afër trotuarit të tij e mbi të cilën Jamarbëri nuk kishte asnjë tituj pronësie se përndryshe do ta kishte gllabëruar edhe atë,”kunati” i tij Lulzim Basha nuk ka tentuar kurrë të ndërtojë ndonjë shkollë. Këtë hapësirë e braktisur, me një godinë të rrënuar, unë e kam kërkuar ta marr (vetëm me qira!!) sipas ligjeve të shtetit shqiptar, të cilat i kam respektuar përherë si të shenjta në gjithë punë e jetën time. Ndryshe nga Jamarber Berisha, dhe nga mijëra klientët te familje e tij, kurrë nuk kam fituar pronësi mbi asnjë centimetër toke apo pasuri publike në Shqipëri.

35 komente në “Një përgjigje ndaj një gënjeshtre të Jamarbër Berishës”

  1. ?? says:

    KARLO, MOS U MERR ME PLEHRA .
    LERIA ZOTIT , SE KUJDESET AI .

    1. ben says:

      Gjeja me temrshme eshte se pronaret nuk marin token qe ju takon se eshte gjimnaz. Nderkohe qe ky trafikanti italian e mer token ne mes te tiranes per vetem 1 euro dhe ju kerkon llogari dhe pronareve pse kane kerkuar token e tyre.
      Ky vend ka mbaruar ,po teresisht .
      Ketu kurva quhet e ndershme
      Ketu trafikanti quhet zoteri
      Ketu hajduti i tokave i hakerehet te zotit
      O shqiperi pse u bere kaq llum.

      1. Lala says:

        Mos flit me trute e Berishes beno.

      2. Ilir says:

        Ky trafikanti Italian do bente mir te bote i xhiro ne Firence, ku premtoi Edi se do shkonte sa te merte pushtetin dhe si gjithmon nuk e mbajti fjalen.
        Aty dahet sgapi me sheqerin. I kan tikat keta apo ja kan shi i her italianit ne 39 .jan te ketyre apo te shtetit Shqiprar ?

      3. ben says:

        adash-o sfol kot. Token e ka marre dhendri Berishes. Bollino ka zero perfitim nga kjo histori.

  2. Qerosi says:

    Sakte e bukur.

  3. Trotski says:

    I Nderuar Carlo Bollino-Durim se ke Pragu po u troket SPAK dhe BKH.Ne Esfel do te shkojne Te Korruptuarit.

  4. Ilir says:

    Sa mire ja bere LEGENIT! JB… Jam hajdut berisha…

  5. reni says:

    Po dakort per Malltezin,
    por ti perse duhesh t’a perfitosh kete toke nuk e sqarove.

    1. armand says:

      Shqip e ka shkruar : me qera sipas ligjeve te shtetit shqiptare. Te mjafton ?

      1. edi says:

        Idiot, mos qeth mendimin e te zgjuarve!

    2. Iliri Tirana says:

      Shko mor trap: ke bythe to te perflasesh Bolinon?
      Je kaq I verber sa te mos shohesh dot skandalet e J.amalltezit, Zenit she Argites?
      Apo mos je ndonje qorr qe punon per Cimin e Pekes?
      Motherfuckers

  6. bamja says:

    Beni dallimin e kultures se Bolinos dhe profesionalizmit te tij me llapaqenin dhederr qeflet perhere si rrugac. Bolinoja edhe pse eshte sulmuar ashper nga familja Berisha dhe sidomos nga Sali korbi, ka ruajtur perhere etiken dhe kulturen.

  7. Salbeu says:

    Karlo mos u mërzit se gjithë këta bir bushtrash ilaçe do ti bëjnë . Kjo kope hajdutësh e plakut vdekja nuk kan për të shpëtuar .

  8. Dora says:

    E shikoni qe covid19 do i bej njerzit me te ndyr??? Shif kta te dy qe po kacafyten. Te dy milioner, njeri ky JB me shum ndoshta.

  9. kasollja e lalzit says:

    Mire e the mo mire e the,po kujt ja the …!!!??marrin vesh ata pafillot e spak-ut?ata merren me hajdutat e pulave….????

  10. Tipi says:

    ??Jamarber Berisha….

  11. Mimoza Canga says:

    Po Malltezi ben pallate, me parate e taksa paguesve shqiptare. Ju uroj gjithe te mirat Carlo Bollino !

  12. Fatosi-kosove says:

    Edhe patriot edhe bashkepunetor me kriminel dhe per me shume me kriminel lufte dhe ate serb,pra nje serb qe ka vrare e masakruar njerez kshilltar spécial per siguri kombetare i vjehrrit malltezi, e i cili edhe ai u ba pronar i shume tokave ne bregdet, ateher kush eshte ai qe pret qe nje kriminel si malltezi te thot te kunderten, pra mu si baba i vet,bashk me kuantin basha e vllaun e tij fazlliq e kishin menduar shqiperine si lecke qe duhet patjeter ta ndajne keta horra, megjithse shqiptaret kane pritur qe sidomos tash pas reformes ne drejtesi te veprohet psh,si ne kroaci ku eshte marre nga shteti çdo pasuri e plaqkitur, vjedhur apo tjetersuar e kjo eshte dashur te behet edhe ne shqiperi, ku psh sypeshk xeni behet aksionar ne te gjitha aferat ne vend ku kishte edhe te vrare si ne Gerdec, apo emerohet konsulent i te gjithe atyre qe kishine ardhur per te investuar, shifni vetem te hyrat vjetore te tij dhe gruas se malltezit qe kalojne 600 000 euro andaj edhe kjo duhet hetuar, kurre nuk eshte vone,nese Nexhmie Hoxha u denua me 12 vite burg per 10 kafe qe kishte pire apo per 6 buzekuq, ateher sa qindra vite duhet te denohen keta horra,çofte edhe me ligjet e babes tyre.

  13. Doktor Mortja says:

    Jamarber Berisha!
    Karmina!
    Supermbesa!
    Xeni$Gita
    Doktor Mortja
    Prostituta Kombetare Sali
    Prostituta Berthamore Sali
    Sali KakaBuba
    Sali KakaPjerdhi
    Zuccherina Berisha
    Qoftelargu!
    Pa u zhduk fara e Zuccherina Berishes, PsikoRames e Likes , nuk behet Shqiperia!

  14. ISA says:

    Reni lexoje shkrimin se po e thote me QIRA nuk po e perveteson

  15. labi says:

    O Carlo habitem si merresh me keta,jane nga ai lloj njerezish qe shkerdhejne kushurirat,gocen e tezes e bejne dashnore,sa per kete trapin ketij ti rroj Lul Hollandezi shoku gruas,ky eshte boshnjak,Kosovaret thone,me e pre nje boshnjak ti nxjerr 7 shkije,tani merre me mend me ca rrace ke te besh.

    1. Ada says:

      Po ky Bolino me kusheriren e ketij eshte martuar sepse gruaja e Bolinos quhet Alba (Albana ) Malltezi

      1. Na mbyten idiotet says:

        Uuuu, Ada,
        Po ti ku ishe deri tani? Apo ne gjumë, me Lul Bashën? Fli, fli, se ishe mire.
        Mos je gjë farefis me Nard Ndokën? Se deshe te na thuash qe “nje burre dhe nje grua, kur martohen, quhen burrë e grua”.

  16. specialisti says:

    Carlo.
    Te gjithe banoret rreth e qark , atij objekti qe ka 30 vjet qe ruhet me roje ( nuk dihet se kush i paguante ), e dinim qe do te behet nje shkolle e mesme.
    Del qe e ke marre ate toke me qera, per bisneset e tuaja.
    Krejt zona jone qe ka mbi 30 mije banore, nuk ka nje shkolle te mesme afer.
    Si e ke marre ti ate prone me qera , e di ti, por MOS E GEZOFSH.
    LE FEMIJET PA SHKOLLE PER BISNESET E TUA TE FELLIQURA.
    VJEN NJE ITALIAN E BEN LIGJIN NE VENDIN TONE.
    TURP KUSH JA KA DHENE. DUHET SHKOLLA.
    ZOTI DO VEJE DREJTESI.

  17. daku says:

    Karlo,
    Dmth do ta marresh me qera. Dhe ti e di shume mire qe nese investimi ne mjedisin me qera e kalon nje vlere te caktuar, ajo behet e jotja me ligj. Kete na thuaj Karlo.

    1. shigjeta says:

      Magazina e kapanone me qera nuk ka ngelur biznes pa marre dhe shteti eshte i favorizuar te jape germadhat e mbetura. Aty ishin mbledhur lloj lloj prodhuesish qesesh e plehrash. i hidhesh Carlos se ka marre nje rrangalle qe vinte era perç ne lagje dhe ben sikur nuk e di se si donte ta hante lukunia e Berishes per te bere pallate. Ne vend qe te gezohesh qe reabilitohet nga nje zoteri qytetar dhe ne vend qe te protestosh per ate kompleksin Mangalem qe e kemi dhurate nga dhendrri tullac flet brockulla.

  18. Gigi Benos says:

    Thirri mendjes e lexo mire Beno.

  19. misri says:

    Aman o Carlo mos u merr me me kete tarallak. Sic e ke thene vete ky ka marre fund. i kathone jetes adio ja ka fal Berishes qe ja ka heq petllen me kohe

  20. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    RESPEKTE pafund për CARLO BOLLINON !! SUPER GAZETAR dhe është SHEMBULLI GAZETARISË me FAKTE dhe PROVA .

  21. askushi says:

    Sa poshte ke ren
    Adlleu im i dashur
    As mjeher ste pash
    me koken lart,atlle?

    Po pse atdhe pse
    Cfar te ndodhi vall
    Rrite breza te ter
    Ne keto male te thepisura

    I fale dashuri brezave
    I tregove histori
    I dhe buken e perdicme
    Te jetojn te lumtur te dashuriar

    Ti nje nene ishe qe i rrite
    Ti nje tok ishe qe i mbajte
    I tregove detet qe kishe
    I tregove lumenjte arrat livadhet

    I tegove minjerat
    Pyjet e bukur qe kishe
    Malet e thepisura
    Naften ku do qe e kishe ja dhe

    I tregove shqipen si fluturon
    I tregove delet qe blegerasin
    I tregove lop e kah
    qe kur vinin ne jet keta

    I tregove po si mesove
    Gabove dhe arove
    Ku i rrite keta te mar
    ca veshqjat si gomar

    Nuk besoj te jen te tut
    Keta kusar e ajdut
    Keta uqer e cakenje
    Keta nuk jan per memedhen

    Mos vadh kur linde ti si pe
    Cfar nxore ti mbi dhe
    Cfar po rrit ti mbidhe
    Vetem minje per ale

    Dashuria vjen ngadal
    Po keta jan ileqar
    Dashurin e kuptoj
    Pra se te vdes kujt tja tregoj

  22. askushi says:

    Sa poshte ke ren
    Adlleu im i dashur
    As mjeher ste pash
    me koken lart,atlle?

    Po pse atdhe pse
    Cfar te ndodhi vall
    Rrite breza te ter
    Ne keto male te thepisura

    I fale dashuri brezave
    I tregove histori
    I dhe buken e perdicme
    Te jetojn te lumtur te dashuriar

    Ti nje nene ishe qe i rrite
    Ti nje tok ishe qe i mbajte
    I tregove detet qe kishe
    I tregove lumenjte arrat livadhet

    I tegove minjerat
    Pyjet e bukur qe kishe
    Malet e thepisura
    Naften ku do qe e kishe ja dhe

    I tregove shqipen si fluturon
    I tregove delet qe blegerasin
    I tregove lop e kah
    qe kur vinin ne jet keta

    I tregove po si mesove
    Gabove dhe arove
    Ku i rrite keta te mar
    ca veshqjat si gomar

    Nuk besoj te jen te tut
    Keta kusar e ajdut
    Keta uqer e cakenje
    Keta nuk jan per memedhen

    Mos vadh kur linde ti si pe
    Cfar nxore ti mbi dhe
    Cfar po rrit ti mbi dhe
    Vetem minje per ale

    Dashuria vjen ngadal
    Po keta jan ileqar
    Dashurin e kuptoj
    Pra se te vdes kujt tja tregoj

  23. CR7 says:

    Kur ka mbetur te na i zgjidhin hallet tona ky palo italian qe gjithe kohen lepihet pas edi rames ,opa ky mender gazetar mero Baze mjere ne si do a veje halli

  24. Luli Hollande says:

    Karlo lete ate nudallain se i kane rene trute dhe i jane badhkuar me palcen e kurrizit. Lere keye kollovare se merret koronovirusi 19 me keye palaco kriminrl hajdut i popullit shqiptar. Keto lloje u shofshin me liber shepie.

  25. Pronar pa toke says:

    Gjithe shkrimi ka kutimn se ne kete vend asgje nuk eshte ndertuar mbi bazen e KUHTETUTES.Ne qoftese Bashkia e Tiranes ka vendosur qe aty te behet shkolle ben gabim qe e jep me qira.Sa per Jamarberin vetem mbiemri i vendosur mbi te tregon te verteten tronditese te pronave ne Shqiperi,tregon se kush i ka pervetesuar ose marre me “qira”Me kete zbatim LIGJI deri tani as kemi zgjidhur e as do te zgjidhim gje.Edhe S.P.A.K.-u eshte nje propagade per te vazhduar loja 30-vjecare e grabitjes.Ne Shqiperi eshte vrare “SHPRESA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje