60 vite kontribut si inxhinier hidroteknik i dha rrugë, ujë e jetë krahinës së Nikaj-Mërturit e malësisë së Tropojës
Nga Luljeta Progni
Këtë të hënë të 6 prillit, Sokol Meshi ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Për shumë njerëz është rasti i rradhës i dhimbshëm, i fataliteteve në Shqipëri nga kjo sëmundje e rëndë që ka pushtuar botën. Por për Tropojën është më shumë se kaq. Sokol Meshi nuk ishte një njeri i zakonshëm. Ishte inxhinieri që bashkë me ekipin e tij, hapi mijëra kilometra rrugë në malësinë e Tropojës, e qindra burime uji, kanale vaditëse e rezervuare, për t’i dhënë bukë e jetë asaj krahine. Sokol Meshi punoi për 60 vite pandalur dhe doli në pension në moshën 80-vjeçare.
Kam qenë fëmijë kur e kam njohur inxhinier Sokol Meshin. Ishte mik e i afërm i tim eti. Ishte një ndër njerëzit më të dashur për familjen tonë. Kam dëgjuar bisedat mes Sokolit e tim eti, kur rrëfenin vështirësitë e fëmijërisë së tyre, etjen për dije në një Shqipëri të varfër e pa arsim në ato vite të gjysmës së parë të shekullit që shkoi. Ishte koha kur nuk kishte mundësi arsimimi në malësi. E vetmja shkollë ndodhej në Krumë të Hasit dhe quhej Internati “Kosova”. Disa familje nga Nikaj-Mërturi, që patën mundësi, i dërguan djemtë e tyre për t’u arsimuar atje. Por ishte një sakrificë e madhe sepse do të duhej të ndaheshin nga prindërit në një moshë shumë të vogël, vetëm 6 vjeç. Babai im Gjelosh Progni dhe Sokol Meshi ishin ndër fëmijët e asaj zone që shkuan në atë shkollë. I kam dëgjuar bisedat e tyre tek rrëfeninin lotët e netëve të gjata në konviktin e Internatit në Krumë, mallin për nënën, vështirësitë e një fëmijë 6-vjeçar larg familjes për katër vite. E gjithë kjo sakrificë për arsimimim.
Të gjithë brezat e fëmijëve të Internatit “Kosova” ia dolën të ndjekin studimet edhe më tej për t’u kthyer në armatën e rëndësishme të kuadrove të parë në arsim dhe fusha të tjera për zhvillimin e vëndit.
Rrugët e tyre u ndanë, për t’u bashkuar sërish më vonë. Im atë vazhdoi studimet në gjimnazin e Shkodrës më pas në Romë, Sokoli vazhdoi studimet në Durrës e në Tiranë për teknik ndërtimi dhe shumë pak kohë më pas do të shpallej si inxhinier. Regjimi komunist i largoi por nuk i ndau dy miqtë e hershëm. Familja e Sokol Metës, e vëllezërve të tij ishte strehë e sigurt dhe e dashur për babën tim, që asokohe ishte kategorizuar “armik i popullit”, ishte strehë e sigurt për nënën dhe vëllain tim, gjatë viteve të vështira të diktaturës komuniste.
Sokol Meshi, ishte inxhinieri që projektoi dhe ndërtoi bashkë me ekipin e tij rrugët e malësisë së Tropojës, projektoi dhe ndërtoi me bashkëpunëtorët e tij, gjithë sistemin hidroteknik në Tropojë. Është njeriu që guxoi të projektojë hapjen e 8 km shkëmb për të sjellë ujë nga malet e larta deri në çdo fshat që shtrihej rrëzë maleve që rrethojnë qytetin e Bajram Currit. Për 60 vite, Sokol Meshi, hartoi projekte dhe i zbatoi ato me ekipin e tij duke i garantuar rrugë e ujë gjithë fshatrave të malësisë së Tropjës.
Biografi e shkurtër
Sokol Met Meshi, lindi në fshatin Lekbibaj të fisit të Nikajve, më 25 tetor 1931. Mësimet e para i mori në Internatin “Kosova”, në Krumë të Hasit në Vitet 1937-42. Në vitin 1948-49, në shkollën Teknike të Ndërtimit në Durrës, në vitin 1957-59, ka mbaruar shkollën e Ndërtimit në Tiranë. Me vendim të Ministrisë së Ndërtimit nr 1638 ⁄1, datë 13.3.1968, i jepet titulli “Asistent Inxhinier” dhe me vendim të po kësaj Ministrie i jepet licenca për projektim e zbatim në ndërtim veprash hidroteknike dhe infrastrukturë rrugore.
Sokoli e filloi punën që në moshën 15-vjeҫare (1946). Shkoi vullnetar në aksionet e para të ndërtimit të rrugës Kukës-Peshkopi, për të vazhduar në të tjera vepra publike si vullnetar. Në vitin 1968-71 emërohet si drejtues i Ndërmarrjes së Ndërtimit të rrethit të Tropojës. Në vitin 1971, emërohet Drejtor i Drejtorisë dhe Sistemimeve të rrethit të Tropojës. Në vitin 1988-91, emërohet Drejtor i Ndërmarrjes së Ujërave e Bonifikimit të rrethit të Tropojës. Në vitin 1991, del në pension por vazhdon aktivitetin si inxhinier në kompani firmat private deri në vitin 2011, vit kur ai mbushi plot 80 vjeҫ, u largua nga puna me dëshirën e tij. Emri dhe kontributi i Sokol Metës është i lidhur pazgjidhshmërisht me infrastrukturën ujitëse e bonifikimet e ndryshme dhe të ndërtimit të rrugëve.
Për këtë ai është vlerësuar e nderuar me dekorata, urdhra e medalje si një vazhdimësi e pandërprerë meritash për punë të dobishme në shërbim të shoqërisë. Në vitin 2017 Presidenti i Republikës i akordon titullin “MJESHTËR I MADH”.
Jo rastësisht Sokoli kishte këto tipare kaq pozitive. Ai është pasardhës i një familjeje me emër prej 6 brezash, është bir i shtëpisë së Deli Meshit, dhe djali i Met Sokolit, i cili renditet ndër burrat e përmendur për zgjuarsi, urti e bujari të Nikaj-Merturit e më gjerë. Biografia është shkruar nga professor Kolë Progni, në librin e tij në proces për intelektualët e Nikaj-Mërturit.
E gjithë krahina jonë Nikaj-Mërtur por edhe malësia e Gjakovës, përulet me respekt ndaj kontributit të këtij burri fisnik që ndërtoi rrugë e jetë në ato anë, për 60 vite pa ndalur.
U prefte ne paqe shpirti i ketij fisniku! Ngushellime familjes!
respekt per kete burre te nderuar te malesise qe ka lene mbrapa nje veper te madhe e te lavderueshme per brezat e ardheshem,qe ta kujtojne e ta nderojne emrin e tij.Besoj se bashkia atje do te dije ta vleresoje emrin e tij dhe ta perjetesoje ate duke i vendosur emrin e tij ndonje rruge apo te objekti tjeter po ashtu te vlefshme.Familjes se tij i urojme ngushellimet me te perzemerta.
Po Pse moj mute i the te gjitha: i ndau sistemi komunist. Po cti bente. Babai yt qe inxhinjeri hidroje?
Po gjithe ate Aktivität e veprimtari e suksese moj lulete Kur e pati? Ne kohen e zogut apo Para zogut apo ne kohen e patriotit te vet salihut qe dogji gjithshka me sa mundi.
AAA tropojane prej origjinne ti lulepajete.
Po a e di Si e ke pas Tropojen Para dhe pas “diktatures” komuniste?
Meritat Jane te te ndjerit, Po Pa ate “diktature” komuniste , inxhinjeri shume shume do kish qene ruajtes dhish, oseeee kacak oseee i ngujum ne kulle prej gjakmarrjes.
Kush ja Hapi ato Perspektive, zogu apo kapidoni apo serbi, apo prifti apo hoxha apo bajraktari.?
Ti me kete demokracine spaske kuptuar gje fare, paske ngel ne Tropojen e Para 1944.
Kur permend nje Person e Ben pershkrimin e jetes se tij me te mirat e te keqijat, smund TA nxjerresh nga kontexti kohor historik.
Inxhinjer, vepra Pa Fund Po diktatura komuniste e ndau nga babai yt.
Titullin e ndjerit ja dhe Präsidentin me 2017.
Ato medalje pas 1990 Jane bere mender per te fshire…
Jane dekoruar kaqe shume kriminele spiune tradhetare, sa skane ndonje vlere pervec nese shoqerohej.me ndonje shume parash.
Veprimtaria, qe nga shkolla e puna e inxhinjerit , ato sakrifica e vepra te medha, qe nga aksionet per ndertimin e rruge te reja dhe veprave te tjera per ta nxjere veriun nga prapambetja shekullore, per ta emancipuar ate popullate, me shkolla e me pune U bene ne vitet e “diktatures” komuniste.
Moj lulete thaji e shkruajti gjerat Si Kane ndodhur e mos shkruaj Si ta kesh qejfin ti se i Ben keq atij njeriu te mire.
Sidomos Kur sot nje shqiperi mbare eshte shume sensibel me termin “tropojan”
Ngushullime familjes per njeriun e dashur!
Te rrojne e ta kujtojne!
Ne ekonomi principi baze eshte “kosto oportune”. Po pate dhjete leke dhe aq ben bluze dhe aq bejne pantallonat do blesh o njeren o tjetren.
Pesedhjete vjet shume i nderuar kostoja oportune e shqiptareve ishte komunizmi. Pra jo vetem u shtype, porbete dhe ne disfate dhe disavantazh te pesedhjete vjeteve prapambetje ne demokraci. Halli i shqiptareve s’ishin tarracimet, as ulluqet e vaditjes te ndertuara shkel e shko neper vija kanalesh shekullore, por emancipimi, dhe emancipimi do ishte aq madheshtor po te kishim kapur kohen dhe zgjedhjen e duhur historike, saqe sot do kishim nje Shqiperi tjeter. Njeriu i vogel ndan ne shtepi, fis, krahine e shtet, pa njohur kurre individin. Shoh qe je nder ata qe mendojne qe nje rreth perfaqesohet nga nje individ. Se di nga je, dhe aq me ben, por meso qe femija gjitonit s’merr edukaten e shtepise time, dhe shume i nderuari inxhinjer eshte rritur nenshtepi te vet, jo te Saliut. Edhe vajza eshte bije e dikuj, jo e Saliut.
Njerezit e vegjel, flasin njerez… Vazhdo merru me njerez.
Rahmet i paste shpirti te nderuarit inxhinjer. Nuk e kam njohur por c’do Tropojan si c’do Shqiptar i arrire me ben krenar!
E kam njohur Sokolin shume vite me pare . Ka qene njeri i rradhe , rezatonte vetem miresi . U prehte ne paqe , ngushellime familjes .
ene ki ”profesori” si gyzel i takon bayraku arab me e cu n’xhenet……………allah uakbar!
Palikari po shqiptarin janulle me cfare do te begeniset kur te shkoje ne te semes
Kaur ky “jorgua” stërnip nē në derēn e madhe tē pashait tē janinēs, Ali Pashës !!!.
Ik moj debile, Luljeta Progni. Tru i thartuar. Në të gjithë shkrimet e tua ke thënë që kamunistët kanë kryer genocid ndaj shqiptarëve. Kurse tani po na thua që paskan bërë punime gjigande për t’u përmirësuar jetën. Apo se i ndjeri ka qenë mik i babait tënd fashist?
Tani ndaje mendjen moj trukalbur. Ka bërë genocid apo ka investuar për jetën e shqiptarëve sistemi kamunist??
ingjineri dhe Moisi Golemi te hani mut qe te dy dhe ju befte mire se qe te te dy jeni torollake e komunista dallkauk.
ju kujtoni se dielli ka lindur ne komunizem o budallej o koktrash. nuk zut mend nje here . malpke keni ngelur akoma
pse o koketrash qeverite qe bejne genocid nuk ndertojne
kur bota shkonte ne hene shqiperia nuk kishte buke o tutkun
Sikur punet me te medhaja dhe me me vlei ky njeri i nderuer i ka bere ne ato ‘ vite kur Shqiperia nuk kishte buk te hante ” prandaj te takon ty te ” hash mut ” ore tutkun. Dhe Shqipera shkruhet me Sh te madhe .
Respekte !!!
Perulje !!!
E verteta eshte se keta njerez nuk ‘vdesin’ kurre
Nuk e kam degjuar ndonjehere por nqs ishte i tille i shpreh respekte!
Ngushellime familjareve dhe te afermeve per humbjen e njeriut te punes se ndershme .
Fatmir Xhamallati
DONI ME PER BELULIN?
Ngushellime
DRITE I PASTE SHPIRTI DHE EMRI !
Njeriu i mire eshte me i miri i njerezve !
Sokoli ishte i tille !
Sokol Meshin dhe cdo njeri ne Bote e bejne te tille
puna dhe veprimtaria ne sherbim te popullit e vendit te vet e per pasoje edhe te familjes e vetvetes !
Drite i paste shpirti ne parajse dhe emri ne kujtesen e miqve, shokeve dhe popullit te vet dhe veprat ku ka derdhur djersen e trupit dhe trurit te tij.
Ato nuk vdesin kurre ne kete Bote, ku te gjithe jemi vdekatare, perfshi edhe vete Boten, edhe vete Diellin e galaktiken tone e miliona si kjo qe lindin e vdesin ne te mijten e sekondes.
Jeta eshte shume e shkurter per ta shkakerderdhur kot… shume e gjate deri ne pavdekesi
kur mendon, punon dhe vepron ne sherbim e dobi te saj, popullit, vendit dhe njerezimit ne teresi.
Njeriu para e mbi gjithcka duhet te jete njeri!
Amen !
Ne vend te epilogut :
Merruni me temen jo me autoren e talentuar Luljeten!
Mos te politizojme edhe vdekjen sidomos ne kete kohe kolere kur po na merr me mijera prej nesh kudo ne Bote ashtu si lufta e cmendur e klasave pardje, dje e per fat te keq edhe sot ne mendesine tone te coronizuar nga virusi i saj …
Enough it’s enough… Boll ma!
@Inxhinjeri
Komenti juaj eshte nje ritregim real i seshkuares se afert e brezit tim dhe e te ndjerit Sokol Meshi. Une personalisht te falenderoj per retrospektiven dhe shume fakte. Nje qortim te vogel nuk mund te mos e them per komentin tuaj.
Fjala e katert e rreshtit te pare nuk ja fare lezet… Besoj se me kuptoni.
Personalisht per mua e panderuara Luljeta Progni ka bere: nje gje te mire (shkrimin pergjithesisht te plote per te ndjerin Sokol Meshi), ka bere dhe: nje gje te shemtuar (politizimin e shkrimit). Per shkak te kesaj te dytes, e gjora ajo, ka qene e hutuar, si e si të shkruante ne menyren me te pranueshme per lexuesin, per te prekur brezin tone…
“Regjimi komunist i largoi, por nuk i ndau dy miqte e hershem. Familja e Sokol Metës, e vellezerve te tij ishte strehe e sigurte dhe e dashur per babën tim…, qe ishte kategorizuar ”armik i popullit” gjate viteve te veshtira te diktatures komuniste” -shkruan lulejeta e dhemokracise… Me poshte vazhdon: “… kontributi i Sokol Metës eshte i lidhur me… infrastrukturen ujitese”…
Nuk na tregon se kush eshte Sokol Meta kerrkund! T’a kete fjalen per te ndjerin Sokol Meshi?! Hallakatje! Hutim! Coroditje! Perse? Thjesht vuan nga paragjykimi.
I ndjeri Sokol Meshi ka qene nje njeri i punes dhe i mesimit. Njeri i nderuar per veprat, qe ka bere dhe ka lene gjurme te pashlyeshme ne mbare Veriun e Shqiperise. Ai nuk i ka bere vetem me duarte e tij keto vepra, por me ekip, me grup pune, me specialiste e drejtues, punetore dhe ne kete pune ai ka meritat e tij te patjetersueshme.
Eshte shume e rendesishme se si jane keto vepra sot. Funksionojne, apo kane lindur probleme pronesie per kanalet e vijat e ujit. Te hapesh nje kanal permes shkembinjve 8 km te gjate (nuk dihen te sakta dimensionet), nuk eshte nje pune e lehte. Sa punetore punuan? Kush i drejtonte punimet? Sa material eksploziv u perdor? Kush financoi? -Nuk thuhet ne shkrim. Keto jane vepra madhore, qe sot parate per te bere nje te tille, firojne rruges per tenderim per shkak te korrupsionit, makuterise se pushtetareve dhe babezise, qe eshte kultivuar me sukses nga regjimet e ”demokracise” per 30 vjet me radhe.
Ngushellime familjes, te afermeve dhe miqve te te ndjerit. I paharruar emri dhe vepra e tij.