"Atalantë mos u zgjo, makthi do mbarojë”/ Ëndërr e ndërprerë, këtë javë Bergamo do të dëgjonte melodinë e Champions

8 Prill 2020, 14:59Sport TEMA

E këtë javë në Bergamo do të kishte një tjetër festë. Më madhështore se ajo përpara ndeshjes me Valencian në San Siro, ndonëse sipas disa teorive konspirative ai grumbullim u bë vatra e shpërndarjes së virusit Covid-19.

Uefa Champions League do të luante këtë javë ndeshjet e çerekfinaleve me një kundërshtar që nuk e mësoi gjaë kësaj kohe

Sot Italia është e paralizuar, 135 mijë të prekur nga koronavirus dhe 17 mijë viktima.

Situatë shqetësuese edhe për Spanjën që ka kaluar numrin e të prekurve ndërsa vdekjet janë çdo ditë e më të larta. Ndaj edhe të flitet për futboll në këto kushte është e pamundur. Por tifozët kanë të drejtë të ëndërrojë.

Të ëndërrojnë se ky makth do të përfundojë dhe gjithçka do t’i dedikohet emocioneve që dalin nga fusha e futbollit./Sport Ekspres/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje