Tri data për rinisjen e Serisë A, sezoni mbyllet brenda korrikut

8 Prill 2020, 11:50Sport TEMA

Ulja e kurbës, që tregon numrin e të infektuarve me Koronavirus, e rrit optimizmin edhe në botën e futbollit.

Skuadrat e Serisë A po mendojnë të nisin ngrohjen e motorëve,  për t’u rikthyer në fushë, por me një plan të saktë dhe pa rrezik.

“Gazzetta dello Sport” shpjegon se ka tri data, të rrethuara me të kuqe, kur skuadrat italiane mund të dalin përsëri në fushat e blerta: 24 maji, 31 maji dhe 7 qershori.

Por më parë lojtarët duhet të stërvitën për një periudhë të caktuar, që të jenë gati fizikisht për përballimin e ngarkesës së garës.

Flitet se stërvitja mund të nisë më 4 maj. Nga këtu llogariten rreth 20 ditë stërvitje dhe pastaj rinisja e Serisë A, diku mes fundit të majit dhe fillimit të qershorit. 13 javët e mbetura të kampionatit italian pritet të përfundojnë deri në mes të korrikut.

Megjithatë, ky plan flet për një rikuperim të arsyeshëm dhe pa rrezik, me masa paraprake si dhe me  ndeshje pas dyerve të mbyllura.

1 komente në “Tri data për rinisjen e Serisë A, sezoni mbyllet brenda korrikut”

  1. Edlira says:

    ??? futbolliste te tille jane debila prej natyre…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje