Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese

8 Prill 2020, 08:35Ekonomia TEMA

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, në T,emA TV ka dhënë detaje të paketës me të cilën qeveria synon të mbështesë bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit. Spiropali tha se ka filluar dibursimi për ndihmën financiare nga e cila do të përfitojnë punonjësit e biznesit të vogël.

Bizneset e vogla nga 0-14 milionë lekë kanë përfituar një fond prej 120 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Ka filluar disbursimi. Një biznes i vogël që nuk punon, jo vetëm që do të marrë një pagë minimale personi i regjistuar, por edhe personi ndihmës që nuk e ka të deklaruar pagën, do të marrë pagën minimale 26 mijë lekë. Ne nuk jemi në një situatë normale ku gjithçka shkon mirë, aktiviteti ekonomik është ndalur. Jemi në një kohë lufte”, tha ajo.

Ndërsa sa i takon skemës me të cilën qeveria do të mbështesë biznesin e mesëm dhe atë të madh, ajo nëpërmjet kredive lehtësuese, Spiropali tha se zbatimi i saj do të nisë shumë shpejt. Megjithatë, në këtë pikë, ajo theksoi se biznesit të madh i takon të marrë përgjegjësitë e veta.

Në paketë parashikohet fondit për garancinë sovrane në mënyrë që biznesi i mesëm ose i madh të marrë kredi për të paguar punonjësit. Është e rëndësishme që biznesi i madh ta ndjejë peshën e përgjegjësisë në këtë situatë dhe të marrë përgjegjësitë e veta. Jam e sigurt që një pjesë e biznesit të madh ka para të ruajtura për këtë ditë të zezë. Nuk duhet të heqë nga puna njerëzit, por t’u dalë për zot”, tha ajo.

 

2 komente në “Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese”

  1. tarrasi says:

    Biznesi i madh paska para te ruajtuar per dite te zeze …
    Sa mire qe e njihka ekonomine kjo madam Skenderbeu!?
    Biznesi normal i ka paret per te zhvilluar aktivitetin e tij normal + nje te papritur.
    Per raste te tilla as Sigurimet nuk te bejen derman.
    Por madam me sa duket e ka fjalet per ato paret qe ka ndare me Qeverine ky Biznesi i madh …
    Nuk ti kthejne mbrapsh ato pare ata zonje , hiqe mendjen !

  2. Rilindasi says:

    Hajde behu dhe njere drejtoresh dogane o Elisa tja nxjerrim dhe njeher fundin.ti je per ne o yll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje