FOTOT: "Udhëtimi i fundit drejt shtëpisë", makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për të ardhur në Shqipëri

9 Prill 2020, 19:14Politika TEMA
FOTOT: "Udhëtimi i fundit drejt shtëpisë", makinat me

Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

Në fotot e publikuara shihet se makinat jane me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë

LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.

Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.

Foto: Francesco Saccente” shkruan media italine.

Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë.

16 komente në “FOTOT: “Udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për të ardhur në Shqipëri”

  1. Emigranti says:

    Nuk e di se tani a do te mbylle gojen opozita dhe te pranoje qe kjo nje lufte dhe me e tmerëshme nga ato qe kane ndodhur deri me sote….?????

    1. Daku says:

      Vari lesht shqupit ata dihet qe jane hijena gjynah ata te shkret qe humben jeten,ngushellime familjeve

  2. Daku says:

    Vari lesht shqupit ata dihet qe jane hijena gjynah ata te shkret qe humben jeten,ngushellime familjeve

  3. Laberia ime says:

    Nje te njohurit tim nuk i vdiq babai nga virusi 1 jave me pare por nga semundje e keqe , dhe si ai jane me te shumtit. Mos kerkoni lajmin bomb..eshte e vertet qe gjendja nuk eshte nga me te mirat po me keto lajme gjysem te verteta dhe te kobshme, cfare doni te percillni..

  4. joel shkodra says:

    Po sikur ishin nderprere fluturimet dhe lundrimet me Italine!

    1. sllavo mongolian komunist says:

      …ore e kuptoni se c’mashtrimesh ordinere jane k’to qe thone rilindja…dmth per kaq budallenj na marrin more aman…k’ta duan plumbin po s’ka kush ore jo…

    2. Vasil Kondi says:

      Hapi veshet e syte , jane raste teper emergjente ,per te tilla raste nuk mbyllet kufiri dhe mjetet me te cilen kalohet …… mire e kishe qe flije cdeshe qe ungrite ?? Ait naten emire ……

  5. Homeri Shqyptar says:

    Rrena rrena rrena me bisht…gjithcka nje genjeshter e madheeeeeee…nje artikull qe nuk din ku ka burimin..foto qe mund t’jene marre kudo dhe kurdo…gjithcka m’tha ai e i thashe une dmth komplet mashtrime…dhe dini cka askush nuk denohet per k’to qe ndodhin…une jetoj n’Londer dhe jam taksixhi dhe dini cka…flas pothuajse cdo dite me personel mjekesor ne taksine time dhe me thone qe spitalet jane komplet bosh…dmth nuk ka paciente dhe se vete ata nuk e kuptojne nga vijne gjithe keta lajme te rreme per te vdekurit?!Zgjohuni popull se po mashtrohemi haptazi nga te ashtuquajturit qeveritare..mos besoni t’pakten brockullat e lajmeve

  6. Kevin says:

    Gjithçka është një gënjeshtër. Në radhë të parë në Itali kan ven ligj që kush vdes tani edhe pa pas pseodo virusin I digjet trupi.
    Hapni sytë o njerëz spitalet Jan bosh.

  7. Loni says:

    Ti sdike anglisht mor trap

  8. vjeshta says:

    Hajde në Itali Lombardia, ku jetoj edhe flasim sa rrena janë !

  9. Sali Berisha says:

    Edi Rama i ka vra. I coi ne Itali kontrabande dhe i risjell ne Shqiperi qe te mos dalin si viktima te qeverisjes ae tij kriminale.

  10. Lushi says:

    Trasporti per mallra punon

  11. Lushi says:

    Fotot jan te verteta

  12. Lushi says:

    Po Kevo po .shoku im para 1jave erdhi ne shqiperi pa gruan, pa gocen ,pa vllain ,pa motren martuar ne kosov .nga Bari erdhi ne 91nga Bari u kthye 2020.

  13. TIRONA says:

    Cfare jemi?Ne vend te dhimbjes,ngushellimit kemi injorantet llafazane si taxixhiu injorant qe nuk ka degjuar intervisten e kryeministrit te vendit ku jeton. NGUSHELLILLIME TE SINQERTA,PER GJITHE TE HUMBURIT DHE FAMILJET E TYRE!
    MIRRENJOHJE DHE RESPEKT PER ATA QE U SHERBEJNE TE SEMUREVE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje