Mbi 1,5 milionë raste me COVID-19 të regjistruara në botë

9 Prill 2020, 10:23Bota TEMA

Më shumë se një milionë e gjysmë raste me koronavirusin e ri janë diagnostikuar zyrtarisht në botë sot në orën 05:30 GMT, sipas të dhënave zyrtare.

Të paktën 1 502 478 raste të infektuara, mes të cilëve 87 320 të vdekur u regjistruan në 192 vende dhe territore, veçanërisht në SHBA me 432 132 raste dhe 14 817 të vdekur, vend ku pandemia ka progresuar shumë shpejt, në Spanjë 146 690 raste dhe 14 555 të vdekur dhe në Itali 139 422 raste dhe 17 669 të vdekur.

Europa mbetet kontinenti më me shumë raste 772 592 dhe të vdekur 61 118.

Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të kontaminimeve pasi një numër i madh vendesj testojnë vetëm pacientët në gjendje të renduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje