Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e hënë do të publikohet plani për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve.
“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor nën rregulla të forta sigurie!
Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim
Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se Shqipëria, kjo nuk ka
Ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!
Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, sot më shumë se kurrë, si njëAtdhe njëFamilje”, shkruan Rama. (TemA)
Ok
Edo po të shtrëngohet keq laku mër daku. .filllove zanat të ri eee? nga kryeministër u ktheve në zyra ankesash. .shumë mirë ke vepruar sepse kryeministria nuk ishe zanat për ty. .mendoj se PS ka njërëz me horizont për të zëvendësuar Ramën. .do të jetë fatkeqësi për shqiptarët që të vijë në pushtet lul Basha. .nëse Rama nuk zëvendësohet me dikë tjetër lul Basha do të jetë fatkeqësisht kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. .socialistët duhet të tregohen të zgjuar dhe të bëjnë lëvizjet e duhura sepse Rama e ka qelbur në të gjitha drejtimet dhe nuk ka asnjë shans të votohet në zgjedhjet e ardhme, janë një pjesë e madhe e socialistëve që do ta bojkotojnë ramën. .me 20 militantë që ka rama nuk fiton dot as në surrel e jo më tej. .