“PD në dëshpërim që nuk ka më shumë të vdekur”, Rama u përgjigjet akuzave se testet i kanë bërë deputetët e familjarët e tyre: Lideri legjendar, në kërkim të kufomave

9 Prill 2020, 21:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Demokratike është e dëshpëruar që në vend nuk ka më shumë viktima, e më shumë halle për popullin.

Në një lidhje me emisionin Open, shefi i qeverisë dha përgjigjen e tij edhe për akuzat e opozitës se ato pak teste që janë për epideminë janë bërë nga deputetë dhe familjarë të tyre.

Ato pak tamponë janë bërë për deputetë e familjarë të tyre, a ka të vërtetë në këtë akuzë?

RAMA: S’dua të humbas kohë me kryetarin e PD se realisht është për të ardhur keq që në mes të një lufte ku është sot njerëzit meritojnë që nga cdo figurë publike, pavarësisht statusit të kenë mbështetje, inkurajim, ndihmë solidare në kuptimin e zemrës e mendjes së angazhuar, fjalë të tilla, akuza të tilla janë tragji-komike për një kryetar partie e për një parti.

Cfarë do të thotë që testet i kanë bërë deputetët? Testet s’janë ushqime që po i hiqen nga goja njerëzve në nevojë e po i gllabërojnë deputetët.

Në fund ajo që vlen është rezultati, nëse do kishim një strategji të kësaj politike të suksesshme shëndetësore deri tani që do kish qenë pa rrugë e pa sy e pa mendje, do kishim pasur spitale të mbingarkuar e njerëz që vdisnin rrugëve.

E kuptoj që ka një dëshpërim sic ka pasur gjithmonë nga kryetari apo nga PD që nuk ka më shumë të vdekur e më shumë probleme, më shumë halle, dëshpërim në popull, unë e kuptoj këtë.

Ju thoni që këtë do kryetari i PD?

RAMA: Mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla, me ose pa dashje nxirret në mexhelis një dëshirë që mund të jetë edhe e pavetëdishme në një kohë që unë di shumë mirë që lideri legjendar i PD është në këkrim të kufomave cdo ditë dhe është në një përpjekje halucinante për të teguar një realitet imagjinar funeralesh që zhvillohen shehurazi.

Ka dijeni drejtpërdrejt nga shefi i shëbimeve funerale imagjinare, për të vdekur nga epidemia që i paskan shpëtuar syve të gjithë dynjasë e u fshihkan me kaq sukses nga qeveria. Këto gjëra janë të turpshme e të fajshme.

7 komente në ““PD në dëshpërim që nuk ka më shumë të vdekur”, Rama u përgjigjet akuzave se testet i kanë bërë deputetët e familjarët e tyre: Lideri legjendar, në kërkim të kufomave”

  1. Roni says:

    Lideri legjendar?!!!!
    Rrot kari legjendar thuaj, se Sali kerma eshte loqja me i madh qe historia e politikes shqiptare ka pjelle.

  2. Dinoja says:

    Grupacıon nekrofılesh. Do e marrın racıonın nga Zotı e nga Robı.
    Po vjen SPAKU-BKH dhe zgjedhjet e 2021-shıt

  3. Elba says:

    Dy jane Doktorrat me te pashpirt,qe ka Shqiperia.I pari eshte Komunisti I stazhenuar Sali Doktorr Vdekja,specializuar per zemer.Me pas e ndjek,Peetrit Vasiljevski,Doktorr I kafsheve te buta dhe te egra.Te dy ne unison dhe ne Maratone,te bisedojne me nje Popull tejet te lodhur dhe te coroditur.Kush do fitoje garen.

  4. Zeqo Bardhi says:

    Pse rron akoma Qelbesira i Vicidolit ???

  5. Orest lamaj says:

    Cjane keto terma ?? Udheheqes legjendar ??? A mund ti thuash nje skizofreni , nje hajduti ,nje vrases , nje njeriu te paskrupull ,nme shifesi te ulet udheheqes legjendar ?? Ose Bashes kryedemokrat ?? A keni tru ne koke ?? Kryedemokrati Basha ?? Mbart mbi supe 21 janarin , shpeshnere kam lexuar “kryedemokdati ” a eshte e mundur ???
    Cdo fjale shqip ka kuptimin e saj real , perdorini drejt …….

  6. Pirro54 says:

    Ju kujtohet Sali Berisha kur i kerkonte llogari Ramiz Alise per te vraret fsheurazi ne Maalin me Gropa?
    Vdekja eshte ushqimi i tij shpirteror dhe mbijetesa politike edhe kur eshte vdekje dixhitale edhe kur eshte reale ne mes te bulevardit.
    Hijene politike ngordhsh nga mallkimet e ketij populli!

  7. h says:

    KM duhet të mere me situatën jo me cilindo person që flet.
    Çpunë ke me ata ??? Nuk mund ti mbyllet goja askujt.
    Pastaj PD nuk eshte as ne parlament.
    Mos eshte kjo nje eskamotaxh për të mos folur për zgjidhjet ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje