90 minuta me përralla

9 Prill 2020, 20:03Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Në fillim të nëntorit – nëse në SHBA do të mbahen zgjedhjet presidenciale – Donald Trumpin do ta sfidojë, sipas të gjitha gjasave, Joseph Biden. Për shkak të krizës me virusin e koronës, nuk është e sigurt nëse do të mbahen zgjedhjet, tani për tani duket se po. Por, nëse deri në fund të verës numri i të vdekurve në SHBA i afrohet shifrës alarmante prej 100 mijë, siç supozuan ekspertët, gjërat mund të ndryshojnë.

Për Donald Trumpin edhe kriza e koronës është një shans për fushatë elektorale. Ndërsa rivali i tij Joe Biden është mbyllur në shtëpi dhe herë pas here i drejtohet opinionit me disa video të incizuara, që nuk bëjnë aq jehonë në opinion, Donald Trump e ka një skenë tjetër, më të madhe: shfaqet në konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të folur mbi krizën e koronës – dhe e shndërron atë në tubim elektoral. Ose për të bërë reklamë për një ilaç që nuk është dëshmuar se ka efekt kundër koronavirusit, por Trump në stilin e tyxharit thotë: “Provojeni! Çfarë keni për të humbur?” Nëse nuk ka efekt ilaçi, punë e madhe. Ky është mentaliteti i presidentit të SHBA-ve.

Dhe me këtë mentalitet nuk po pajtohet tanimë as “Wall Street Journal”, tempulli i neokonservatorëve amerikanë, gazeta që e ka përkrahur Trumpin shpesh me besnikëri skllavëruese. Në një koment të ashpër bordi editorial i “Wall Street Journal” shkruan se në tri javët e kaluara Trump, me gjasë, ka arritur në përfundimin se konferencat për media mund t’i shfrytëzojë si dritare për fushatë elektorale. Këto konference zgjasin 90 minuta apo edhe më tepër dhe Trump dominon skenën. Ekspertët e tij të mjekësisë janë figura anësore, që mund të përgjigjen në dy-tri pyetje teknike. Nënpresidenti Mike Pence, i cili drejton ekipin kundër koronavirusit, shfaqet në skenë në 15 minutat e fundit të konferencës për media.

Pastaj Trump përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, por kjo pjesë e konferencës për media është “një kacafytje dekurajuese” mes presidentit dhe kundërshtarëve të tij në mesin e gazetarëve që raportojnë nga Shtëpia e Bardhë. “Çfarë dëshiron të di publiku është se çfarë po bën zoti Trump dhe qeveria e tij për të penguar vdekjen e më të dashurve të tyre apo për t’iu ndihmuar ushqyesve të familjeve për të ruajtur vendet e punës”, shkruan “Wall Street Journal”. Opinionit nuk i intereson se si Trump do ta mposht Joe Bidenin, por si do ta mbajë në këmbë ekonominë. Këshilla e gazetës konservatore amerikane për Trumpin është kjo: dilni dy herë në javë para mediave, lëreni Mike Pence të flasë, sepse ai ka informata që Trump nuk i ka dhe as që do t’i kuptojë. Gjasat janë të vogla që Trump të ndryshojë pas kritikës së gazetës amerikane.

Në Shtëpinë e Bardhë po flet Princi Prospero, shkruan gazeta e përjavshme gjermane “Die Zeit” në një koment të shkurtër në faqet e kulturës. Princi Prospero është personazh i tregimit “Maska e Vdekjes së Kuqe” të shkrimtarit amerikan Edgar Allan Poe. Prospero largohet nga shtëpia e tij për shkak të murtajës dhe gjen vend në një ranç luksoz, ku me ditë e net të tëra feston dhe beson se është i sigurt nga rreziku. Por në dhomën e fundit të pallatit atë e pret fundi: Vdekja e Kuqe. “Deri më tani për komentatorët Prospero ishte natyrisht Trumpi. Por tani, pas konferencave të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, imponohet një interpretim i ri. Trump më pak mund të krahasohet me Prosperon dhe më shumë me vetë Vdekjen e Kuqe. Sepse edhe ai po ngopet me frikën e huaj. Dhe nga mjerimi përreth tij po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Duket se Trump po e shijon frikën, të cilën po ia fut popullit të tij. Ai po i shfrytëzon paraqitjet e tij publike që panikun, i cili gjen vend edhe brenda tij, ta transportojë edhe te nënshtetasit e tij. Paraqitjet e tij janë aktivitete terrori. Ai gënjen, fyen, fantazon, shkakton huti kudo ku mundet, ndëshkon kundërshtarët politikë duke ua refuzuar përkrahjen, informacionin dhe materialin me rëndësi jetësore”, shkruan “Die Zeit”.

Deri të enjten në mbrëmje – sipas kohës europiane – në SHBA kanë vdekur afër 16 mijë njerëz nga korona. Këshilltarët e shëndetësisë të Trumpit, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, harxhuan mjaft kohë dhe nerva që t’ia bëjnë të qartë presidentit se pakujdesia ndaj virusit mund të shkaktojë vdekjen e 2,2 milionë njerëzve në SHBA. Nëse pushon jeta publike, do të ketë rreth 100 mijë të vdekur. Këtë diferencë Trump e sheh si meritë të tij, por ajo është meritë e presionit të profesionistëve. Një president si Trumpi edhe virusin e sheh si shou. Andaj nuk është fare befasi që Trump lavdërohet në Twitter se konferencat e tij për shtyp po i përcjellin miliona njerëz. Gjithçka është kuotë, pazar, fushatë.

24 komente në “90 minuta me përralla”

  1. Please!!! says:

    Mero – Hapi vendin ndonje tjetri pasi shkrimet e ketij lene vertet shume per te deshiruar. Nuk do ankohesha nese do shikoja emrin e autorit qe ne fillim ne krah te titullit.

  2. demokrati says:

    Lart e paska ngritur steken zagari i UDB dhe pjella e Rankovicit.Presidenti Trump ka nje performance mbreslenese ne menagimin e krizes dhe te gazetareve si ky monstra jugosllave.Presidenti Trump do ta shperbej Jugosllavine e IV me emrin Kosove kjo eshte e sigurt.

    1. Usa says:

      Amerika e ka fatkeqsi qe ja nje trap si ai ne krye. Jo vetem qe nuk menaxhon, por pengon guvernatoret te marrin masa.

      1. Aron says:

        Kjo eshte nje genjeshter. Trump madje eshte duke lene cdo shtet sic eshte ne Kushtetute te marr vendimet dhe masat sipas nivelit qe jane prekur dhe nuk po behet autoritar sic kerkojne demokratet te cilet me perpara e akuzonin si te tille. Shtetet, sidomos ato qe udhehiqen nga demokrate ishin krejt te papergatitura dhe cdo gje deri tani e kane fale Trump-it edhe pse atij i duhet te merret me 50 shtete te ndryshme, plus edhe boten. Shteti Federal eshte mbeshtetes nqs shtetet kane boshllek, por ne vijen e pare duhet te jene te pergatitur vete shtetet.

  3. albaniafirst says:

    Trump-i eshte presidenti me idjot ne historine amerikane. Nga ana tjeter, nuk thone kot se nje popull meriton ate udheheqes qe perzgjedh.
    Populli amerikan zgjodhi Trump-in dhe sot Amerika eshte ne nivelin me te ulet, jo vetem ne parandalimin e virusit Covid-19, por ne cdo fushe tjeter, vetem se rezultatet e “virusit” Trump do ti shikojme ne vitet qe do vijne.

    1. Dyli says:

      Natyrisht qe e meriton se e ka shpetuar dhe krijuar vendin tend disa here dhe te ka mbajtur me buke deri tani . Amon mos me thuaj tani se je mysliman – aziatik, mongol….

      Eshte superfuqia dhe vendi me dominues ne bote ne te gjithe drejtimet.

    2. I urti says:

      Cfare flet ore idiot.
      Para se te vinte virusi ekonomia amerikane ishte ne majat e saj,ku Trump ka meriten e tij.

    3. ... says:

      Po ty o koqe qe jep gjykime kaq te sofistikuara nga te kemi e si ta quanin tet ate? Jo per gje po ti ia kaloke edhe liderit tone global Edvin Suma Palluqja.

  4. Pano Zhonga says:

    HEJ Rebel,

    Ki kujdes kur flet per Ameriken -qe po mundohet tju beje njerez pasi ju beri shtet,

    Nuk Eshte koha per te marre treguar prferencat politike tani or budall-duhet qetesi dhe unitet ndaj armikut te perbashket dhe mbareboteror.

    Te Fala nga nje i mbijetuar i gripit spanjoll

    Avni Rustemi

    1. Pokeristi says:

      Komentues te dashur e te nderuar!
      Ndiqini mire ato konferencat per shtyp te z.Trump!
      Pervec te gjithave atyreve konkluzioneve qe permendin gazetat dhe z.Robelli do te desha t’ju kujtoja juve dhe mbare vellezerve dhe motrave shqipetare,dhe posacerisht pjestareve te kabinetit Trump,se keni harruar mjaft diktatore te gjalle e te vdekur.
      Te gjithe pjestaret e kabinetit Tramp (me m ne mes),pa perjashtim i fillojne diskutimet me fjalet:
      “Nen udheheqjen tuaj”….shume shqipetare qe jane ende gjalle instiktivisht e plotesojne:
      “Nen udheheqjen tuaj te ndritur dhe te vazhdueshme”dhe pa mbaruar vargun e e epiteteve ju fanepsen Enveri,Stalini,Ducja,Hitleri,,Gadafi,Sadami dhe Kim Jongu,Komeini dhe Erdogani.
      Te kritikosh presidentin amerikan nuk do te thote te shash Ameriken.
      Por qe nje president siTramp(me m ne mes) eshte nje turp per Ameriken,kete e marrin vesh dhe te maret.

  5. Vini says:

    JA KE FUT PORDHES ENVER.KTO GAZETAT QE I REFEROHESH E QUAJTEN TRUMPIN RACIST KUR NDALOI FLUTURIMET ME KINEN DHE ISHTE I PARI QE E BERI,APO HAROVE SHOKU ENVER??NUMRAT E “SPECIALISTEVE” PO REZULTOJNE NJE DESHTIM TOTAL,APO DHE PER KETE E KA FAJIN TRUMPI ?DUKESH QE KE QARE KUR HUMBI HILLARI ENVR,PO MBAJE VETE KETE RADHE,MOS E TURPERO EMRIN.

  6. Bimi says:

    Edhe nje artikull i sponsorizuar nga Soros ose aleatet e tij.. Genjeshtra pa vlere. Amerika fale Trump e ka vdekshmerine 3 here me the vogel se Europa. Vetem Italia, Spanja dhe France kane 3 here me shume vdekje se e gjithe Amerika. Trumpi bllokoi Kinen kur u akuzua si racist nga Media Mob. Ai e organizing industrine Amerikane dhe New York qe Cuomo e kish lene pa respirators tani ka mijera shtese. Po armiqte e Amerikes te sponsorizuar nga Kina, disa korporata duan te shohin vdekje qe te fitojne zgjedhjet. Amerikanet Po e kuptojne dhe popullariteti i Trump Po rritet me shpejtesi.

    1. Ku ke pare ti injorant we nje guvernator te furnizoje spitalet me respirator. Kur guvernatori i New York kerkoi respirator pergja e Trampit ishte qe te perdorte mundesite dhe companite e shtetit te tij qe ti siguronte. Ai i siguroi dhe jo Trapi.

      1. Aron says:

        I siguroi Trumpi, ndersa Governatori i NY i cili kishte refuzuar te blinte respirator para disa vitesh duke i shpenzuar fondet me idiotlliqe per Climate Change, nuk i tha as faleminderit. Po te mos ishte per Trumpin, Cuomo do te kishte edhe me teper viktima. Me perpara e ndaloi hydrochloroquine, tani ia kerkon Trump-it dhe e lejon vetem kur njerizt jane te semure rende, jo qe ne fillim. Doktoret specialiste thone se kura e saj duhet te filloje qekur shfaqen simptomat, sipas diagnoses qe japin.

      2. Olsa says:

        Guvernatori I NY eshte demokrat dhe gjithe demokratet jane koqe! Ne 2015 kur I thane sa respiratore duhen per New York nese do kete pandemi pergjigja e Andrew coumo ishte 0! Dhe ne vend te blinte respiratore bleu panele dielllore,! Trump e refuzoi guvernatorin sepse kerkoji 30.00-40000 ventilators duke mos menduar per shtetet e tjera! Trump I dergoji 4000 ventilators dhe anijen spital idiotit qe ka per guvernator NY, qe kur virusi plasi nuk ndalonte meshat fetare po vazhdonin njerxit shkonin ne kisha e infektoheshin! Mos shikoni vetem CNN e NY TIMES o derdimene e vetem te shani Trump se Trump ve ameriken dhe amerikanet te paren budallenj! Ju te temes beni mire ti botoni komentet e jo ti fshini!

    2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      Trump bllokoi nje mut mener teje, bllokoi kinezet por jo amerikanet qe ktheheshin nga kina, amerikane si ai qe pasi u kthye nga kina mbushi washington state me koronavirus. apo kur bllokoi fluturimet me europen por jo me britanine, sa bole duhet te jesj qe ta besh kete, bllokon BE por lejon fluturimrt nga anglia. fluturime nepermjet te cilave mund te vinin me USA edhe italiane, gjermane, spanjoll apo francez ashtu sic erdhen. Pra shoku koqe kandari Trump beri nje vrime ne uje, humbi kohe te cmuar per tr pergstitur vendin per pandemin, jo vetem kaq por ne janar i coi kines pajisje mjekesore si maska e mjete mbrojtese ne ndihme, tonelata me pajisje mjekedore duke i lene magazinat bosh. E kuptoj qe nje pjese e shqiptareve si rracist qe jane gjejne vetrn tek trump po nuk e kuptojn qe nderkojhe qe ata bejne tulla, llac beton Trumpi dhe miqte e tij behen gjithmone e me te pasur. .

  7. Hasoni says:

    Shkrim totalisht i papergjegjeshem dhe dezinformuaes. Nga i merr keto informacione autori ? O Sh Enver a kupton ndonje fjale anglisht apo e flet me shenja. O veshgjate, po si ka mundesi qe nuk te paske zene virusi ty, keta me te meta sikur i ze te paret……

    Trump ka mobilizur gjithe industrine, farmaceutice, mekanike ushtrine qe te perballoje nevojat, po nuk behen gjerat me nje dite. Cfare ke bere ti pervecse ke fjetur dy javet e fundit.

  8. Aron says:

    Ky Robelli eshte nje trap i tere.

  9. I urti says:

    Trump ishte i pari qe bllokoi udhetimet me Kinen ne 31 Janar dhe kundeshtaret e tij politike e quajten racist dhe ksenofob.Bile Pelosi ju beri thirrje amerikaneve te mbushnin restorantet kineze.

    Numuri i vdekjeve ne fillim u dha 2.2 milion pastaj 240 mije pastaj 100 mije dhe tani mendohet te jete diku tek 60 mijeshi.
    Nuk eshte cudi qe modeli i perditesuar te jape nje shifer me te ulet javen e ardhshme.

    Masat vertet u sugjeruan nga ekspertet por presidenti eshte ai qe vendos jo ekspertet.

    Trump po ben cfare eshte e mundur te perballoje krizen bile edhe guvarnatoret demokrate si ai i Kalifornise dhe i New Yourk-ut kane thane fjalet me te mira per Trumpin.

    Kur te mbaroje kjo,nga muaji qershor do te hapet edhe ekonomia dhe cdo gje do te shkoje normalisht.
    Kuptohet qe ne nentor Trump do te fitoje ndaj Biden,nje kandidat qe nuk mban mend cfare ka ngrene per dreke jo me te drejtoje Ameriken.

    1. Usa says:

      Nen udheheqjen e te dashurit tend Usa eshte kampion ne te semure, sic dihet parashikohet qe pas dy javesh fillon te behesh kampion edhe me vdekje. Pershedetje udheheqedin tend.

  10. Lek says:

    Lum
    shqiprija qe ka akoma dishepuj te devises Gjith bota na ka zili. .Kesaj I thone ti qajshe hallin kaloresit se I varen kembet.

  11. anton says:

    robelli eshte cifut, e jap me jete shikojani fytyren si te mark zucgerberg.shko ore nipi i george soros.not all albanians are brainwashed

  12. Liri says:

    Ha ha,VINI je i madh,vertet ky Envri partise ka qare shume kur u legenos e korruptuara Hillari.Tani qente e Sorrosit lehin po nuk i pjerdh me njeri,i ka dale boja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje