Covid-19, presidentja e KE: Shmangni pushimet për shkak të pandemisë! Izolimi i vështirë, por kjo është një çështje jete apo vdekjeje

12 Prill 2020, 13:00Sociale TEMA

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bën me dije se të moshuarit mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit kjo për të shmnagur çdo rrezik të mundshëm që do ti kanosej shëndetit të tyre prej Covid-19.

Presidentja e KE përmes Bild më pas këshilloi qytetarët që të mos rezervojnë pushimet e kësaj vere për shkak të pandemisë.

“E di që është e vështirë, e di që izolimi është një barrë por kjo është një çështje jete apo vdekjeje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të qëndrojmë të qetë.

Unë ju këshilloj të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht në këtë moment”, tha ajo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje