De Biazi libër për Shqipërinë: Jam te kapitulli i tretë

12 Prill 2020, 19:31Sport TEMA

Xhani De Biazi nuk do që historia e tij në drejtimin e Shqioërisë të harrohet dhe për këtë arsye, ka shfrytëzuar ndalesën për shkak të koronavirusit, që kujtimet e jashtëzakonshme që ka për periudhën në stolin kuqezi, t’i kthejë në nje liber.

Këtë inciativë ai e ka treguar vetë në një intervistë të dhënë për “Marca”, teksa ka zbuluar edhe se sa ka përparuar në këtë drejtim.

“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve i cili me siguri ka shumë për të treguar për ate eksperiencë unike në stolin e kombëtares.

Përveç kohës që ka kaluar duke shkruar, De Biazi po mendon edhe për të ardhmen dhe ka zbuluar se po perfeksionon gjuhën angleze, e cila do i duhet në eksperiencën e ardhshme në stolin e një përfaqësueseje europiane.

“Leexoj, mesoj anglisht, që më nevojitet për punën. Para se të mbyllej gjithçka për problemin e koronavirusit, kam pasur një mundësi në një kombëtare europiane dhe shpresoj që kur të mbarojë kjo eksperiencë, të bëj të mundur që të firmos një kontratë të re me një kombtëare. Më mitë të mos themi se kush është”, ishin fjalët e tij duke ruajtur ende misterin rreth të ardhmes.

2 komente në “De Biazi libër për Shqipërinë: Jam te kapitulli i tretë”

  1. "BOHOTINA" says:

    Faleminderit Xhani per çfare bere per futbollin shqiptar. Do jem i pari qe do ta blej ate liber…

  2. Star says:

    Nuk e kam aspak per provokim,por mos harro rolin e pa zevendesushem te ballist Morines ne kualifikimin ne Euro 2016. Nxirre sa me ne pah ne liber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje