Kreu suprem i Iranit: Fituam mbi pandeminë edhe pse u përpoqën të na tjetërsojnë

13 Prill 2020, 08:55Bota TEMA

Kreu suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollaj Khamenei ka deklaruar gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e lindjes së Imam Mahdi, se Irani ia doli të vërë nën kontroll koronavirusin.

“Përpjekjet e punëonjësve të shëndetësisë do të lënë një kujtim të mirë në mendjet e popullit iranian.

Pavarësisht sesi u përpoqën të poshtërojnë kulturën islamiko-iranianendhe ta shtyjnë popullin tonë drejt stilit të jetës perëndimore, këto veprime treguan se mendimi dhe kultura islamike është e vendosur, e fuqishme mes popullit Iranian”, është shprehur Khamenei.,

Sipas tij pandemia e tanishme nxori në pah disa probleme serioze të kulturës perëndimore që lidhet me individualizmin, materializmin dhe ateizmin.

Edhe presidenti Rouhani ka deklaruar se frika e fillimit kaloi dhe Irani e vendosi situatën nën kontroll, pavarësisht bllokimeve dhe sanksionave gati kriminale.

Aktualisht Irani ka 66 220 të prekur nga CoVid-19, nga të cilët 4 110 të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje