Nga garancia sovrane 150 mln $, te 400 mijë lekë kush është larguar nga puna: Rama prezanton paketën e zgjeruar, ja kategoritë që përfitojnë

13 Prill 2020, 20:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketen e zgjeruar te ndihmës, në kuadër të luftës me koronavirusin.

“Kjo paketë është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës të turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit. 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

U pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë. Jo. Shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin të përfshira në paketën e parë që edhe pse e thamë që janë goditur rëndë në xhiron e tyre, do përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot, ku jemi të gatshëm ti trajtojmë ndershmërisht e seriozisht me gjithë mundësinë që na jep llogaria financiare, me armikun që e kemi vërdallë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, do vëmë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individi në këtë kategori do i japim 400 mijë lekë drejtpërdrejtë.

Për punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private 66 mijë punonjës do vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë direkt.

Për turizmin, fasonë e veprimtaritë prodhuese paketa e zgjeruar do krijojë kapital qarkullues, por në listën e individëve që do ndihmohen drejtpërdrejt janë edhe 10 mijë punonjës që do marrin 400 mijë lekë, bëhet fjalë për 4 milionë dollarë të tjera.

Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe sektorin e shërbimeve, është një tjetër garanci sovrane prej 150 mln dollarësh. Nëse lufta do na thoshte dikush se mbaron nesër, instrumentet do të ishin ndryshe. 

Po ashtu, paketa e zgjeruar parashikon që të gjitha sipërmarrjet, përjashton kompanitë e furnizimit, telekomunikacionit, pagesat e kësteve do të mund të bëhen pas datës 30 shtator, ndërsa për bizneset e vogël pagesat e kësteve do të shtyhen përtej 30 dhjetorit të këtij viti. Kjo paketë e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të lëvrohen nga data 20 prill.”- tha Rama. (TemA)

14 komente në “Nga garancia sovrane 150 mln $, te 400 mijë lekë kush është larguar nga puna: Rama prezanton paketën e zgjeruar, ja kategoritë që përfitojnë”

  1. Fisniku says:

    E kuptoni dot mashtrimin e Rames me shifrat e rreme?
    Joooo?
    Lexojeni edhe nje here shifren qe citon si pagese per individet kur thote 400 mije leke,por te huajt,media,qeverite etj e tyre e lexojne se Rama po u jep nga 4 milion leke ne muaj!
    Keshtu e ka bere edhe heret e tjera me shperblimet e vitit te rio me pensionistet,qe sipas interesit nje here e ka lexuar shperblimin me dollare dhe here tjeter me leke te vjetra!
    Eshte mjeshter i mashtrimit mediatik,por po ta pyesesh do thote se e bera pa dashje!
    Por ky eshte kryeminister dhe jo popull i thjeshte!

    1. DinPak says:

      Ik or dopio koqe!

    2. Toni says:

      O Fisnik po edhe në USA nuk po japin kaq sa pretendon ti(4 milion të vjetra, rreth 3500 $, Trump sikur do jepte 1200$).Ai po jep pothuajse sa një rrogë që jep privati. Për ushqim dalin, robat dhe këpucët nuk po I konsumon, çdo me shume? Mos do edhe lek për pushime ti?

  2. Al says:

    Suedia liberale do filloje me shpejt jeten normale….sepse ekonomia e para….me strategjitee ketij me numer shtreterish e shendetesi ppp ky popull do vuaje tmerresisht ne aspektin ekonomik…..e verteta do dali dheme dhimbje….

  3. pilafi says:

    Rrnofte EdinRama, dhurata ma e madhe qe na ka ba zoti.
    Posht te klonumit dhe pisat e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit.

  4. LIGJEVENESI says:

    Fisnik, rrofsh se na ndriçove me mprehtesine e llogjikes se S Berishes, se truri jot si kap dot keto gjera, jane te thella keto pune, nuk jane per ty, rrofsh.

  5. Perkli Mici says:

    Po sa I qut qenke more Fisnik
    Cfare ke ngren qe je bere kaq I qut

  6. Golisti says:

    Ama per fisnik qe qenkerke, po ti qenke dhe shume I zgjuar me kete zbulim, biles I afrohesh edhe kryefisnikut 7 x 7 baras 42.

  7. Dino says:

    Jam jurist ke nje avokat…cfare fitojme kte muaj na jep rroga…..pse nuk perfitojme….? Ky e urren mendjen e profesionin….kemi 2 muaj papune….

  8. gess says:

    ed rama 260 mije lek ne muaj per 3 muaj bejne 780 mije leke, keto leke shqiptareve nuk ja dhe por i jep nje 400 edhe mireupafshim, je mashtrues ordiner, nuk ka me. mashtrues qe je, un sdi me ke te krahasoj per mashtrues qe je.

  9. Mahmut shqiptari says:

    Sa I zgjuar je ore fisnik. Ekonomia vete e vjen shendeti mbi te gjitha. Edhe Suedia eshte bere Pishman qe I ka mbajtur te gjitha hapur. Gjith bota I ka mbyllur aktivitetet.

  10. Ben says:

    Skemi marre akoma asnje lek…dhe ky thote po ju jap te tjera..na ke mbyll brenda pa pune…dhe e gjitha ka disa sepse
    1.Gjithe Europa ka vazhduar te punoje e plot apo pjeserisht,sepse tjetrit,po i the rri ne shtepi,duhet ti dalesh per zot,kercet asistenca 1500 €..perndryshe i fik deren shtetit,e hedh ne gjyq e i merr milionat .Ketu tek ne ky te ngop me lugen bosh..se kokerr leku ste jep.
    2.Ne Europe i mbahet nga rroga cdokujt per kujdesin shendetsor,dhe se can koken kush po u semur,se provo te mos i pergjigjesh atij italiani,ai prape te hedh ne gjyq e i merr shtetit qimet e kokes..Ketu tek ne,ky e di ca sistemi kasapesh ka ..qe vetem mjekesi seshte..por problemi me i madh nuk eshte ky,por militantet qe leshohen si qener sa thua dicka kunder,,jo i Sales,jo i Likes.etj..
    Ky ben gjene me te thjeshte?merri rrasi brenda njerezit ..po se me ca do ushqehen..i lumte ku ska gjykata ketu..
    Militantet do thone ketu,ja pra Saliu e ka fajin…Sme intereson kush eshte Saliu,puna esht qe ky perfiton nga kjo situate..

  11. miu says:

    edhe nqs do jepet lemoshe, per shtetin ne pune jane vetem ata qe paguajne siguracionet!

  12. Guerrilas says:

    Lithfani pordhi, langonjte vrapuan ti marrin ere, bashke me eren Lithfani ju dhuroj edhe 400 mije kara, langonjte besoj do ti lene me te vjetra, se po I kthyen me te reja behen 4 miljon kara, dhe langonjte si mbajne dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje