ANALIZA: Po sikur Suedia të ketë të drejtë për koronavirusin?

15 Prill 2020, 15:03Politika TEMA

Popullsia e Suedisë është gati sa e ajo e qytetit të Nju Jorkut, por numri i viktimave në shtetit nordik është më i ulët se ai Nju Jorkut, edhe pse njerëzit po lëvizin lirisht dhe të gjitha bizneset vazhdojnë të jenë hapur.

Suedia është një shoqëri që besimit të madh tek sistemi i saj politik, gjë që shpjegon pse ekonomia e saj konkurruese mund të bashkëjetojë me një shtet kaq social.  Njerëzit i besojnë njëri-tjetrit të mos abuzojnë me shpërndarjen e ndihmave sociale ; qytetarët i besojnë qeverisë së tyre për të përdorur bonuset qeveritare në mënyrë efikase për shërbime të tilla si strehimi, kujdesi për fëmijët dhe arsimi i lartë.

Një shoqëri me besim të lartë do të thotë gjithashtu lejon suedezët nuk janë të detyruar t’i vënë veshin qeverisë kur bëhet fjalë për distancimin shoqëror. Suedia ka ndaluar mbledhjen e turmave dhe baret, dhe është përpjekur të mbrojë të moshuarit dhe të prekurit. Por ndryshe nga çdo vend tjetër në Europë, ajo ka lejuar që pronarët e biznesit dhe klientët e tyre të vendosin vetë se si do të veprojnë gjatë pandemisë së koronavirusit.

SHBA-ja nga ana tjetër është një shoqëri me besim të ulët tek qeveria, duke përshtatur një vend të madh, të egër, që funksionon nën një sistem qeverisjeje federal dhe ka një shije të fortë për individualizëm.

Nju Jorku, në një farë kuptimi, përfaqëson një përpjekje për të imponuar një qeveri të besimit të lartë tek një popullsi me besim të ulët. Në Nju Jork gjen një lloj diversiteti që është e vështirë ta gjesh në Suedi: Rreth 800 gjuhë fliten vetëm në Queens; shumë banorë jetojnë në familje me shumë gjenerata. Në Suedi, më shumë se gjysma e popullsisë jeton në banesa të mëdha me një person, niveli i mbipeshes është shumë më i ulët se ai në Amerikë dhe lidhjet e fuqishme kulturore e bëjnë më të lehtë që e gjithë shoqëria suedeze të funksionojë si një e vetme.

Eksperimenti i Suedisë për të mos hyrë në karantinë si e gjithë Europa, duke mbajtur të gjitha bizneset po shpaloset akoma. Numri i viktimave ka qenë i lartë, por kjo mund të pasqyrojë faktin se Suedia mund t’ia lejojë vetes përhapje e shpejtë të pandemisë sepse sistemi i saj shëndetësor është duke i përballur pa asnjë mbingarkesë numrin e deritanishëm të infektuarve.

Kjo qasje na sjell përballë në një dileme të rëndësishme. Mos besoni  ata që pretendojnë se qasja e Suedisë është “radikale”. Suedia po ndjek të njëjtën strategji për uljen e kurbës si SHBA-ja dhe vendet e tjera europaine, me qëllim kontrollimin e shkallës së infeksionit për të menaxhuar mbingarkimin e kujdesit shëndetësor. Ndryshe nga vendet e tjera, Suedia e ka kuptuar se shumica e qytetarëve do të ekspozohen ndaj virusit vitin e ardhshëm ose në 2022-in, derisa vaksina të mund të vihet në dispozicion.

Suedia është tani për tani vendi i vetëm që mund t’i sigurojnë shoqërive të tyre një qasje realiste ndaj pandemisë. Kryeministri i saj socialdemokrat, Stefan Löfven dhe vetë Suedia kanë qënë në qendër të kritikave të mediave europaine, por problemi i vërtetë janë liderët e tjerë të BE-së që nuk kanë qenë të sinqertë me qytetarët e tyre: Edhe nëse një vend bën një numër të lartë  testimesh, nuk do të zvogëlojë efektet e pandemisë në ekonomi.

Sigurisht nuk është e lehtë për ekspertët, gazetarët dhe politikanët të thonë që njerëzit duhet të presin të infektohen. Por kur pandemia të përfundojë, akademikët do të duhet të studiojnë nëse strategjia e bllokimit është më efektive se sa ajo e Suedisë për frenimin e epidemisë.

A është ulur numri i të infektuarve për shkak të individëve që morën masa paraprake, apo për shkak të ndërhyrjes së qeverisë. Sa jetë (dhe sa vite jetë) u shpëtuan me të vërtetë nga përpjekjet tona?  Për një gjë mund të jemi mjaft të sigurt: Nën presionin e një krize të shpejtë shëndetësore shumë vendime mund të rezultojnë të kenë qenë mjaft të dëmshme. /Wall Street Journal/

19 komente në “ANALIZA: Po sikur Suedia të ketë të drejtë për koronavirusin?”

  1. Qytetari says:

    Suedezet jane nje popull qe “distancimin social” e kane ne “genin” e tyre.Pra,rrespektimi i kesaj kerkese eshte pothuaj i garantuar,natyrisht dhe higjena personale.Ne Suedi,vendimet per strategjine qe duhet dhe po ndiqet,nuk merren nga Qeveria,por nga Agjensite e specializuara dhe besimi i publikut ndaj tyre,eshte ne nivel relativisht te larte.Paralelisht,po studjojne imunizimin e popullsise ndaj ketij virusi.Si ? Kete jave jane shperndare 1 mije teste,ne te gjithe vendin dhe sipas grup moshave,me qellim per te pare shkallen e imunizimit te popullsise ndaj ketij virusi.I gjithe testimi “anonim”… ..sigurisht do kete konkluzione te vlefshme per studjuesit e ketij virusi,por edhe per vete riskun e depertimit te tij ne popullate. Qytetari

    1. Tarasi says:

      Çdo shteti I takon të sqarojë popullsinë e saj edhe jo ta detyrojë.. Këtë bën një shtet demokratik… Jo si delet… Me Ballkan janë pothuajse në të njëjtin nivel numri i të vdekurve.. Çfarë fituan shqiptarët nga Rama për këtë “burgosje”.. Përveç se aktiviteteve që kanë popullsi të rënduar asnjë biznes nuk duhej të mbyllej.. Edhe lëvizja duhet të lejohej deri në dy persona.. Të tjerat janë pallavra…

  2. Klimax says:

    Cudia eshte se me koronovirusin, me nje virus qe vret ne dite maksimumi 30 njerez (90% e tyre mbi 70 vjec) ne nje milion banor, bota eshte futur ne shtetrrethim, por per semundje e viruse te tjera qe vrasin tre here me shume ne dite, asgje, heshtje, asnje mase!!! Vetem dy shembuj, ne bote vdesin cdo vit 2,6 milion njerez nga pneumonia, nga kjo shifer 800 mije jane femije nen moshen 5 vjece!!! Ne SHBA nga gripi sezonal vdesin 40000 persona ne sezon, pra 80000 persona ne vit.

    1. Kevin says:

      Bravo me ne fund gjeta një që arsyeton.

      Po bëni burg kotë.
      Po ju mashtrojnë.

    2. Shkodran i Terun says:

      Eshte cudi per ata qe duan te besojne perralla. Ti meqe qenke trim dhe i armatosur me statistika idiote dil vullnetar bashke me familjen tende dhe shkoni ndihmoni stafin e pastrimit ne spitalin infektiv.

  3. Nga larg says:

    Suedia ka 59 banore/ milje katror, Stokholmi 13000/milje katror. Manhattani 69000 banore/milje katror, Bronx 32000, Brooklyn 35000
    Ne krahinat perendimore dhe veriore te New York-ut gjendja nuk eshte si ne qender

  4. lavdosh says:

    Suedia me New Yorkun kane te perbashket vetem numrin e popullsise!
    Cdo gje tjeter eshte te krahasosh mollet me patatet
    Ka edhe ne Wall Street Journal gazetare shqiptare, qe ja fusin kot.
    Suedia sot qe flasim ka 119 te vdekur per 1 milion banore, USA vetem 79!
    Situata ne Suedi do gjykohet dhe krahasimet do behen pas 2-4 javesh, sepse Suedia eshte sic ishte USA 2 jave me pare
    Ketu pervec hamendjeve dhe teorive konspiracione nje gje eshte e sigurte: asnje njeri nuk e di se cfare duhet bere, kush eshte zgjidhja me e mire.
    Thjesht covid19 eshte virusi me i frikshem qe kemi pare gjer me tani!
    Gjykimet do behen me vone, per momentin te gjithe perpiqen te bejne dicka dhe te evitojne thesat me viktima qe mbushin vende publike

  5. babo says:

    Artikuj te dobet, tipik per kohen sot. Suedia eshte aq shtet social, sa the pastrueset apo ata me rroge minimale i takosn 40%, pak a shume aq sa dhe bizneset me te medhaja.
    https://www.youtube.com/watch?v=0lxD-gikpMs

  6. Dyli says:

    Suedia mund te kete pasur te drejte. Po ne Suedi cdo gje kontrollohet nga shteti keshtu dhe shtypi do te thote ate qe thote qeveria qe natyrisht ka gjithome te drejte. Dhe shtypi Kinez pasi perzuri te gjithe gazetaret e huaj, thote qe qeveria Kineze e perballoi ne menyre te pabesueshme virusin…….

    Beso e kontrollo thoshte Stalini i varfer po ndoshta kane harruar 70 vjet me vone.

  7. Kapit Tupalla says:

    Gabim themelor i shkrimit është sepse karahason sipërfaqen e Suedisë dhe të NjuJorkut – dendësia e popullatës është e pakrahasueshme . Rrjedh të gjitha tjerat që janë gabim.

  8. Agim says:

    Nuk eshte kjo gjendja ne Suedi! Keto jane lajme shume te hershme! Dhe atje kane filluar shterngimet ne levizje! Po perkeqesohet situata! Po keshtu dhe ne Israel!

  9. Partizani Velo says:

    Dhe jo vetem dendesia, sic permendin komentiesit me lart, po mos haroni qe New Yorku ka miliona visitore, turiste qe kane hyre/dale gjate ktyre tre muajve te fundit…Ne Suedi as qe behet fjale per kaq vizitore, gjate gjith vitit…

  10. Wth says:

    Suedia me New York nje karahasim pa asnje sens.
    Krahaso psh Greqine me nje popullsi pak me te madhe se Suedia. Greqia 10 te vdekur per 1 mil banore, dhe Suedia 119 te vdekur per 1 mil banore. Ne 24 oret e fundit te vdekur ne Suedi 117 njerez!
    Ne Suedi po vdesin te moshuarit ne shtepite e kujdesit. Vendet me ” transparence” kane harruar te numerojne. Numerojne vetem te hospitalizuarit. Ka dhe brainwash plot. Ne Suedi ne shtyp shkruhet si pa dashje se shpetojne mbi 80 % e intubuarve!!
    Nese ke mbi 10 here te vdekur se nje vend tjeter ne Europe me te njejten popullsi cfare pozitive ka ne manaxhimin e pandemise Suedia?

  11. Na myten says:

    Po c’lidhje kemi ne me Suedine o karna?! Gëllbazën tek muri kemi!

  12. Taku says:

    Lesh lesh……te mos ishte per Edi Ramen, ky popull do kishte shkuar per lesh. Flas per injorantet jo per shtresen e mencur te popullsise.
    fatkeqesisht, kemi shume nga keta te paret…
    Nuk ha pyke shqiptari po nuk e vure ne binar – te tjerat jane llogje.
    Tani, ka edhe budallenj neper bote qe nuk jane shqiptare – koha do e tregoj kush ka bere mire a kush keq me menaxhimin e krizes.

  13. emer says:

    rregulli sipas mjekesise thote se izolimi i te infektuarve deri kur per 2 jave rresht te kete 0 raste te reja, eshte rrugedalja. Kjo nuk eshte e veshtire po te mendohet sebashku. Njerezit ne kete rast nuk i binden qeverive a politikes por mjekesise.
    Epidemite e tjera gjate 20 vjeteve te shkuar jane mbyllur permes kesaj rruge dhe fare pa ju lene shteg te kthehen ne pandemi boterore.

  14. Kritiku says:

    Shkrimi eshte mjaft i percipte.Te besh krahasime te tilla pa pasur shifra te sakta dhe pa analiza te kushteve specifike do te thote qe ke shkruar per te mbushur letrat ose kerkon te godasesh dike.Mendimi eshte i lire e per kete nuk mban pergjegjesi se cfar thua.Bilancet behen pas lufte,akoma jemi ne informacione te luftes.

  15. Ali says:

    Suedia nuk ka asnje te drejte. Suedia dhe ne pergjithesi vendet skandinave jane shtete sociale dhe kane ndertuar ne kohe paqe nje sistem te mire shendetesor. Keshtu ky shtet mendon se sido qe te vije puna, mund ta perballoje krizen e shtreterve. Eshte budallëk te mendosh qe ne keto kohe moderne dhe pa nje vaksine, mund t’i seleksionosh njerezit sipas aftesive fizilke!! Megjithate gjithshka pritet nga keta vikinge.
    Sido qe te jete ky vend ka avantazhe, se e ka dendesine e popullsise per km katror te rralle.

  16. Besa says:

    Cfare artikulli idjot dhe llogaritje prej bualli!!! Suedia me kete nr ditor vdekjesh ia kalon edhe Itaise. Suedezet jane vetem 10 milion ndersa italianet 60. Me 170 te vdekur qe ka sot Suedia, italise i binte te kishte 1020 te vdekur ne dite, shifer qe nuk e kapi as ne diten e vet me te zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje