ANALIZA: Zbutja e karantinës, ja modeli austriak që kërkon ta ndjekë Shqipëria

15 Prill 2020, 13:06Bota TEMA

Javën e kaluar Austria u bë vendi i parë më Europë që njoftoi se do të fillojë heqjen e masave të bllokimit, dhe t’i rikthehet normalitetit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Shqipëria ka të ngjarë ta ndjekë pas. Kryeministri Edi Rama njoftoi se vendi ynë po ndjek modelin austriak për heqjen e masave të marra për të luftuar koronavirusim.

Jo vetëm Shqipëria por të gjitha qeveritë e europiane janë “sy e vesh” nga Austria për të parë nëse ajo mund të balancojë me sukses rindërtimin e ekonomisë së saj dhe sigurinë e qytetarëve.  Austria mbylli pothuajse gjithçka në momentin kur vendosi masat e bllokimit më 16 mars, përveç supermarketeve dhe farmacive, ashtu si vendi ynë. Megjithatë, duke filluar nga e marta e kesaj jave, të gjitha dyqanet nën 400 metra katrorë janë lejuar të hapin dyert. Vendimi i qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz theksonte në mënyrë të veçante hapjen e kopshteve dhe të dyqaneve të pajisjeve elektronike.

Më 1 maj Austria do të hapë qendrat tregtare dhe parukeritë. Maska për të gjithë qytetarët dhe mbajtja e dorezave mbrojtëse është mënyra se si Austria shpreson të ndalojë përhapjen e virusit pavarësisht se hap bizneset.

Qeveria austriake thotë se vendosja e maskave ​​për fytyrën në supermarkete dhe farmaci, do të mbetet në fuqi për një afat të pacaktuar, madje do të jetë e detyrueshme edhe për transportin publik. Austriakët janë udhëzuar t’i përdorin ato përpara se të hyjnë në dyqane ose automjete.

Mediat në Vienë shkruajnë se qeveria po hap ekonominë duke besuar tek ndërgjegjia qytetare për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke udhëzuar austriakët të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike, shmangur radhën dhe mbajtur gjithnjë veshje mbrojtëse.

Udhëzimet e qeverisë austriake përcaktojnë se njerëzve që nuk jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi nuk u lejohet të qëndrojnë ose të ecin një meter pranë njëri-tjetrit në rrugë.

Kurz tha se motoja austriake ishte: “Sa më shumë liri që të jetë e mundur dhe sa më shumë kufizime të nevojshme”.

“Vazhdoni të qëndroni të fortë ashtu si keni qenë. Kriza nuk ka mbaruar”, deklaroi të martën kancelari.

Austria po lejon hapjen e dyqaneve, me kusht që të ketë vetëm një klient ne çdo 20 metra katrorë. Dyqanet mund të hapen nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites. Dyqanet që lejojnë shumë klientë menjëherë do të përballen me gjobë deri në 3,600 euro. Karburantet, lavazhet serviset dhe dyqanet e riparimit të biçikletave kanë qënë të parat që janë lejuar të rihapin dyert e tyre për klientët.  Parqet publike gjithashtu u rihapën të martën, por me kontrolle të rrepta hyrëse për t’u siguruar që mos të mblidhen shumë njerëz.

Por edhe pse në përgjithësi plani është mirëpritur si brenda ashtu edhe jashtë Austrisë, si qeveria ashtu edhe ekspertët pranojnë se rreziqet janë të larta. Nëse njerëzit nuk u përmbahen masave parandaluese, heqja e masave kufizuese mund të shkaktojë një valë të dytë epidemia, që do të ishte e papërballueshme për biznesin, por edhe personelin mjekësor.

“Nuk është ora që të sillemi sikur gjithçka të ketë mbaruar”, thotë profesori Hans-Peter Hutter, nënkryetar i Qendrës për Shëndet Publik në Universitetin Mjekësor të Vjenës. “Duhet të jetë shumë e qartë se rivendosja e lirive të caktuara vjen me kusht që ne si qytetarë duhet të jemi më të kujdesshëm se kurrë dhe të mos e humbim vëmendjen,” vazhdoi ai.

“Është e mundur që nëse njerëzit nuk i zbatojnë këto masa, shtoi Hutter, ne do të mbetemi në të njëjtën pikë që ishim katër javë më parë, dhe epidemia të rifillojë përsëri”

Zyrtarët besojnë se shpejtësia me të cilën Austria reagoi ndaj koronavirusit dhe sistemi i saj i mrekullueshëm i kujdesit shëndetësor kanë qenë vendimtare për të ndihmuar vendin të shkallën e infeksionit.

Kurz tha të martën se vendi i tij ishte “në rrugën e duhur”. Ai tha se shkalla e rasteve të reja po binte dhe falënderoi austriakët për disiplinën e tyre.

“Tani do të  bëjmë hapat e parë drejt një normaliteti të ri”, tha Kurz.

9 komente në “ANALIZA: Zbutja e karantinës, ja modeli austriak që kërkon ta ndjekë Shqipëria”

  1. Shqiperia s’eshte Austri !
    Do merrni me qafe popullin .
    S’jane lijna per shqiptaret kto .
    Eshte nji Loje e rrezikeshme .
    Kush e ha shkon per lesh.

  2. Z says:

    Por jo more shqiptare,nuk do Saliu! Saliu dhe injorantet qe ai krijoi!

  3. Atdheu says:

    Ketu kemi nje ndryshim teper te madh… ndergjegjja e qytetareve austriak ?dhe ndergjegjja e qytetareve shqipetare???

  4. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    ‘Shqiperia ka te ngjare te ndjeke modelin austriak…’
    Gepura! Ed Rama do te heqe karantinimin e shqiptareve i fundit ne planet, do ta shohim! Me kete karantinim qeveria mund ti shtyje ditet rehat, se pastaj dalja nga karantina e shqiptareve per Ramen e Gent Kakat e tij memece eshte si dalja e peshkut ne zall.

  5. Alberti says:

    PERPARA SE TE KOPJOJ AUSTRINE QEVERIA E EDI RAMES TE GARANTOJ MASKA MBROJTESE PER NJEREZIT ME ÇMIMET QE KANE QENE PERPARA ARRDHJES SE VIRUSIT DHE JO NE JETO ĆMIME SPEKULATIVE QE I SHESIN FARMACITE KU ME TE LIREN TA RASIN PER 1000 LEKE NGA 20 LEKE QE KA QENE NE PARE.
    KETO LLOJ MASKASH KANE VEÇ NJE COP BEZE DHE ASGJE NE SHUME. SHUME MIRE MUND TI PRODHOJNE FASONERITE TONA. AUSTRIA NUK E KA KETE PROBLEM Z. RAMA .

  6. Alberti says:

    PERPARA SE TE KOPJOJ AUSTRINE QEVERIA E EDI RAMES TE GARANTOJ MASKA MBROJTESE PER NJEREZIT ME ÇMIMET QE KANE QENE PERPARA ARRDHJES SE VIRUSIT DHE JO NE JETO ĆMIME SPEKULATIVE QE I SHESIN FARMACITE KU ME TE LIREN TA RASIN PER 1000 LEKE NGA 20 LEKE QE KA QENE NE PARE.
    KETO LLOJ MASKASH KANE VEÇ NJE COP BEZE DHE ASGJE NE SHUME. SHUME MIRE MUND TI PRODHOJNE FASONERITE TONA. AUSTRIA NUK E KA KETE PROBLEM Z. RAMA ….

  7. Go says:

    Edi Rama ka filluar te mbaje mjeker si modeli i Ismail Qemal Vlores….?

    Nuk te ben mjekra dhe as trashja e zerit Baba te Kombit o pasha! Do ta tregoje historia…nese mbetesh!

    Mu kujtua kenga e Bajlozit te Zi Jan Xhan Xholivan nga nje teater kukullash per femi…?

    “Bajlozi eshte i mire,
    Ka mish edhe raki!
    Nese doni ti provoni,
    Nje gje,nje gje kerkon ai:
    Lirine!
    Lirine!
    Lirine!! ???

  8. Virusi says:

    Ku Austria, ku shqiperia. Kultura te ndryshem. Ata i karaktetizon ftohtesia. Ne nxehtesia.

  9. Emigranti says:

    Me nuk jemi si austriaket. Vetem “huri “ na ve ne udut neve. Rama te vazhdoje sic e filloi me regulla te forta qe ti prese hovin Lubonjes, Mark Markut, Gjekmarkut, Berisheve & Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje