Deputeti Myslim Murrizi ka dalë hapur kundër ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i masave për personave që thyejnë rregullat e karantinës.
Sipas Murrizit kjo është demagogji dhe propagandë e qeverisë për të trembur njerëzit.
“Çfarë do të sjellë ashpërsimi i Kodit Penal, kur Rama para pak kohësh nxori nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar me Covid-19.
Çfarë do të zgjidhe ky ashpërsim? Kush e ka penguar mazhorancën prej 7 vitesh që ta ndryshojë?
Kjo është demagogji dhe propagandë për të trembur njerëzit.
Ku do t’i çojë, do të bëjë stadiumin në burg. Jam kundër kësaj gjejë.
I kemi mbyllur shqiptarët për një muaj në shtëpi, u kemi thënë se do tu japim paratë luftës, dhe nuk u ka ardhur asnjë lek.
Bizneset e mëdha më kanë thënë që jo vetëm nuk kanë marrë lekë, por u janë faturuar taksa dhe drita 9 mln lekë nga marsi i kaluar.
Të nxjerrin një listë konkrete se cilët punëtorë nga bizneset e vogla që kanë përfituar, pse e mbajnë sekret?”, u shpreh Murrizi në Ora News.
TI Murrizi ,nuk te duket se e hedh perpjete kot me kot.Ben si ai nxenesi i padisiplinuari i klases qe u shet mend shokeve per guzimin qe ka per te kundershtuar mesuesin.Po ti sje as kalama dhe as komedian qe te na besh per te qeshur.
Ligjet per cfar vihen per te trembur njerezit se ndryshe smerte vesh i pari te dytin,dhe e dyta ky ishte ai qe thoshte se zgjedhjet sbeheshin sepse shteti nuk kishte aq police per te ruajtur te gjitha qendrat e votimit,por Amerika me nje kercenim i ruajti te gjitha, prandaj dhe kesaj radhe ska nevoje per sdadium se nuk ka aq trima ne giroti je i pari qe da respektosh ligjin
Burgu eshte institucion more kar me zile, nuk eshte ndertesa me mure sic e kupton mendja jote e bukosur. Vertet per momentin per shkak te pandemise edhe mund te dalin perkohesisht,por pas kalimit te saj cdo njeri i denuar do i beje kokerr me kokerr ditet e burgut. Mos llap si zagar per te marre ne qafe njerezit,por po je burre provoje vete dhe shih se a do ti besh ditet e burgut. Pis njeri qe tenton ti marresh ne qafe njerezit.
Ja e paske gjetur vendin e burgimit, perse ankohesh, vendi nuk eshte i keq, ka vend sa te duash.