Gravina: Titulli fitohet në fushë, vështirë të luhen ndeshje në veri!

15 Prill 2020, 13:29Sport TEMA

Qëllimi i Federatës Italiane të Futbollit është një dhe i vetëm, të përfundohet ky sezon futbollistik.

I këtij mendimi është presidenti i FIGC Gabriela Gravina i cili në një intervistë ka theksuar se titullin në tavolinë mund ta japë vetëm këshilli federal, por kjo nuk do t’i pëlqente askujt madje as Juventusit që kryeson kampionatin.

Gravina shtoi se titulli mund të fitohet vetëm në fushë.

Përsa i përket rinisjes së kampionatit ai tha se gjasat janë që sezoni të fillojë por do të jetë shumë e vështirë të luhet futboll në veri të Italisë dhe sidomos në zonat më shumë të prekura nga koronavirusi siç janë Bergamo, Milano, Brescia apo Cremona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje