Ditët e karantinës kanë qenë një periudhë e përshtatshme për pastrim dhe sistemim. Gjithashtu shumë persona e kanë shfrytëzuar pastrimin edhe për t’u zhytur në kujtimet e vjetra.
Nëse deri dje sistemi i gjërave gjatë ndërrimit të stinëve është i besdisshëm, sot duket se është kthyer në argëtim.
Shumë njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm kanë menduar që gjetjet e tyre interesante t’i postojnë në rrjete sociale.
Një grua ka postuar recipetat e saj të vjetra, duke i krahasuar me ato që përdor sot.
Një burrë i cili kishte humbur një shumë të majme parash i gjeti ato gjatë sistemimit, duke i konsideruar si një llotari në karantinë.
Fotot e vjetra pa dyshim kanë pushtuar rrjetet sociale në këtë periudhë.