Rekord ditor vdekjesh nga koronavirusi në Gjermani, por 57% e të infektuarve janë shëruar

15 Prill 2020, 10:25Bota TEMA

Gjermania ka raportuar numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi këtë të martë, pasi sipas shifrave zyrtare 285 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër, rastet e reja me koronavirus në vend janë ulur ndjeshëm, sipas Institutit “Robert Koch”, autoriteti zyrtar në vend për shëndetin publik. Në 24 orët e fundit raportohet për 2486 raste të reja, që e çojnë në total në 127583 shifrën totale.

Megjithatë, thuajse 57% e personave të konfirmuar me koronavirusi, ose 72600, janë shëruar plotësisht nga sëmundja, sipas Institutit “Robert Koch”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje