BE dhe BM fillojnë bisedimet pas pauzës së COVID-19

16 Prill 2020, 09:42Bota TEMA

Bisedimet midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e tyre pas Brexitit do të fillojnë të hënën e ardhshme përmes videokonferencave, pas një ndërprerjeje të detyruar prej disa javësh për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Ne kemi nevojë për përparim të vërtetë dhe të prekshëm”, tha negociatori kryesor i Brukselit, Michel Barnier pas bisedimeve të sotme me homologun e tij në Londër, David Frost.

Bisedimet u ndërprenë nga përhapja e Covid-19, të cilën vetë Barnier e kontraktoi gati një muaj më parë.

Të dy palët kanë një afat deri në fundvit për të bërë një marrëveshje për një numër të madh çështjesh, ku më thelbësorja është një marrëveshje tregtare.

Londra insiston në periudhën e tranzicionit në vend deri më 31 dhjetor ashtu siç ishte planifikuar.

Raundi i dytë i negociatave do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë tërë javën, pasuar nga një raund i tretë që fillon më 11 maj.

Raundi i katërt fillon më 1 qershori dhe do të jetë vendimtar, pasi Brukseli dhe Londra do të shohin përparimet e kryera për të vijuar më tej.

Nëse Londra vendos të kërkojë një zgjatje të negociatave, atëherë ajo duhet ta bëjë këtë deri në fund të qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje