Ditë e zymtë për Francën, mbi 1400 viktima në 24 orë

15 Prill 2020, 21:31Bota TEMA

Shifra të frikshme vijnë këtë të mërkurë nga Franca përsa i përket pandemisë së koronavirusit në këtë vend.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 1438 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total të viktimave në 17 167.

Lajmi shpresëdhënës që vjen nga Franca është se numri i të infektuarve të rinj ka pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë me 4560 raste të reja.

Franca tashëm është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi pas SHBA, Italisë dhe Spanjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje