“Shkollat do rifillojnë gradualisht në maj”, Merkel njofton lehtësimin e disa masave shtrënguese në Gjermani

15 Prill 2020, 19:02Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar për planet e lehtësimit të masave të izolimit në Gjermani.

Masat e distancimit fizik do të vazhdojnë së zbatuari deri më 3 maj, derisa Merkel u ka rekomanduar njerëzve që të vendosin maska në dyqane dhe ndërkohë që përdorin transportin publik.

Megjithatë nga java e ardhshme, dyqaneve nën 800 metra katrorë do t’iu lejohet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Fëmijët e klasës së parë dhe vitit të fundit të shkollës së mesme do të kthehen në klasa më 4 maj.

Sipas Institutit gjerman, Robert Koch, ky shtet ka 127,584 raste të konfirmuara dhe 3,254 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.

1 komente në ““Shkollat do rifillojnë gradualisht në maj”, Merkel njofton lehtësimin e disa masave shtrënguese në Gjermani”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje