Ata kanë tre vite diferencë, 77 ai, 74 ajo. Janë bashkë që prej një jete: më shumë se sa gjysmë shekulli martesë.
“Kur babi u shtrua në spital për atë pneumoni të shëmtuar, dëgjoheshim çdo ditë në telefon: shqetësimi i tij nuk ishte pse gjendej në spital, por sepse kishte lënë vetëm të shoqen”, tregon për “Il Corriere” Edoardo, i biri i Giorgio Franzini, burrë prej të tjera kohësh që emocionohet në atë foto në të cilën përqafon të shoqen Rosa dhe e shtrëngon pas vetes mbas një muaji të larguar nga njëri-tjetrit.
Të dy gjenden në spitalin e Cremonas. Giorgio është shtruar më 16 mars, pas disa ditësh shtruan dhe të shoqen.
“Nuk donim t’i tregonim që të mos e shqetësonim – rrëfen i biri Edoardo – Mjekët kujtojnë se babai vazhdonte t’u shpjegonte sanitarëve se sa i mungonte e shoqja. Pas do një jave mësoi se në spital gjendej një Rosa Rosa që kërkonte ta përshëndeste. E zbuloi aty që ndodheshin të dy në të njëjtin spital, vetëm një kat larg njëri-tjetrit”.
Tanimë që të dy janë mirë, dy kryeinfermieret, Manuela Denti e Carla Garello, kanë organizuar një surprizë: i kanë shpënë në të njëjtën dhomë për ti takuar pas shumë ditësh. Fotoja e takimit të tyre ka marrë dhenë në internet.
“Ai përqafim – vazhdon Edoardo – ka emocionuar familjen tonë, saqë edhe vajza ime katër vjeç ka nisur të përgatisë vizatimë për t’ua shpënë gjyshërve”.
“Është një ndodhi që rrëfen dashurinë e vërtetë: mami dhe babi janë shumë të lidhur, janë sëbashku që prej 60 vitesh, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri. Edhe në spital, kur mësuan se ishin të dy të shtruar në të njëjtën strukturë, qëndronin në telefon për orë të tëra nga njëra dhomë në tjetërn”, thot i biri. Giorgio, që në atë foto emocionohet, tanimë është dyshues: “Kemi dalë në të gjitha mediet?”, pyet të birin.
E mandej bën shaka: “Si yjet e famshme!”. Mjekët do të bëjnë të pamundurën për t’i nxjerrë nga spitali në të njëjtën ditë. Ndërkaq i kanë vendosur tashmë në të njëjtën dhomë, njëri pranë tjetrit, si filli i kuq i gjithë jetës së tyre të kaluar sëbashku. /Corriere.it
Zoti ju falte shendet dhe jete te gjate bashke me njeri-tjetrin!????? ja vlen ta jetosh jeten me partnere te tille ne krah…sa lajm i bukur!
Kjo tregon qarte vertetesine e jetes dashuria e vertete eshte forca me e madhe qe udheheq mendjen ajo eshte e pranishme si nje force qe krijon unitetin e forces se imunitetit. Ku te gjitha frikat e mbrendshme nuk kane shans te pushtojne organin me vital qe drejton te gjithe jeten tone spirituale mendore apo te pavetedijshme ,ka pasur raste ne bote kurre dy njerez jane te shendetshem dhe te dashuruar ne perfundim ata jane shuar qe te dy ne nje dite. Keto jane misteret e njeriut qe ne religjionet e medha shprehen ata njerez te cilet jane te lumtur jane me afer perendive. Dashuria fiton cdo lufte .